Protesta para Ministrisë së Arsimit, plagoset një vajzë, transportohet me urgjencë në spital
Një incident është shënuar gjatë ditës së gjashtë të protestës, para Ministrisë së Arsimit në...
Një incident është shënuar gjatë ditës së gjashtë të protestës, para Ministrisë së Arsimit në...
Arrest në burg është masa e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit Gjirokastër ndaj shtetasve...
Kryepeshkopi Joan, në përfundim të Liturgjisë Hyjnore të ditës së sotme, bëri thirrje që të gjithë ata ...
Disa protestues kanë hedhur gurë në drejtim tëgodinës së Ministrisë së Arsimit. Forcat policore janë vën&eum...
Protesta në Tiranë ka vijuar për të gjashtën ditë radhazi me presion dhe tensione të vazhdueshme. Një pedagog i pranis...
I është bashkuar protestës së rinisë edhe këngëtari Luiz Ejlli, bashkë me familjen e tij. Luiz Ejlli: Isha duke kalua...
‘Dorëheqja e Ramës është e vetmja zgjidhje për të rikthyer normalitetin’. Kështu deklaroi gjatë një d...
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në...
Ka nisur protesta e gjashtë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Studentë, gjimnazistë dhe qytetarë vijojnë tubi...
Gazetari Almer Toska ka publikuar një video-mesazh drejtuar Kryeministrit Edi Rama, në të cilin gazetari përdor tone të forta dhe dek...

Mjaftojnë qoftë dhe disa prova të vogla, gati gati të papërfillshme, për të kuptuar se platforma Besa, që Edi Rama shpalli me bujë diçka më pak se një muaj më parë, nuk ka qenë veçse një manovër e madhe propagandistike.
Sa herë vihet në provë, ajo nuk e kalon testin. Pasi në mënyrë të ndryshme kryeministri e pati bërë të qartë se nuk ka liri për tu tërhequr nga premtimi i bërë ndaj familjes Trump ai e ka konfirmuar së fundi këtë edhe gjatë një bashkëbisedimi me gazetarin britanik, Aris Roussinos.
Në shkrimin e tij për TheUnherd.com, një nga artikujt më shterues, më të ekuilibruar dhe më gjithpërfshirës për revolucionin e flamingove, ai ka marrë si përgjigje nga Rama se Plani i Ivankës dhe Jared Kusherit nuk do të pezullohet.
“Unë besoj fort se projekti do ta mbyllë plotësisht këtë kapitull, sepse do të jetë i bukur”, i ka thënë kryeministri, duke përmenduar shkarazi edhe konsultimin publik.
Natyrisht, gjithësecili mund të imagjinojë se ç‘pasoja mund të kishte për autokratin shqiptar betimi që ka bërë përpara familjes Trump. Pasi e ke detyruar dhëndërrin e presidentit të SHBA-së të bindë vëllezërit katarianë, që kishin borxhe të mëparshme ndaj tij, të hedhin çerek miliardi USD për të blerë tokat në Zvërnec, pasi e ke njollosur emrin e tij duke e ekspozuar para gjithë botës si partner të një narko trafikanti, pasi ke thënë mbarë e prapë se furia e vëmendjes ndërkombëtare nuk ka lidhje me Shqipërinë, por është pjellë e armiqve të MAGA-s, e ke pothuajse të pamundur të zbrapsesh.
Edi Rama e di shumë mirë, se nëse e bën, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.
Po atëhere, kur gjendej me shpatulla për muri, ç‘kuptim kishte shpallja me bujë e platformës Besa? Pse duheshin dokrat me Tokëvilin, pallavrat për empatinë ndaj njërëzve me të cilët qeverisja nuk duhet të lodhet së sqaruari edhe punët e mira që ata nuk i kuptojnë?
Po ta rilexosh sot atë dokument që e shpallte çështjen e Zvërnecit si testin e parë të metodës Besa, aty lihej të kuptohej krejt e kundërta. Aty thuhej shprehimisht se çdo mundësi ishte e hapur si për vijimin po ashtu dhe për anullimin e projektit. Dhe se kjo do të vendosej pas dëgjesave me protestuesit, konsultimit me publikun, vlerësimit të pavarur të ndikimit në mjedis dhe transaprencës së plotë të kontratave që duheheshin bërë gjatë tre muajve të ardhshëm.
Pra, nga ky proces i bërë “me besë të dhënë” do të vendosej nëse do të realizohej projekti i suportuar nga Jaredi dhe Ivanka në Zvërnec, apo atij do i thuhej përfundimisht jo.
Nuk ka kaluar ende as një muaj dhe Rama pa pikë droje i ka thënë gazetarit britanik, Roussinos, se ai që dikur u tërhoq përballë protestave për armët kimike, këtë radhë nuk ka ndërmend ta bëjë të njëjtën gjë. Pra të gjitha, transparenca e vendimarrjes, konsultimi, vlerësimi i pavarur i ndikimit në mjedis, të gjitha elemenët kyç të testit të parë të metodës Besa nuk kanë asnjë vlerë.
Ajo ashtu sikurse u kuptua që në fillim ishte një grumbull fjalësh të bukura në erë. Prandaj dhe flamingot nuk ia dhanë asnjë ditë besën. Ata patën intuitën për të kuptuar se Rama nuk është më i lirë ti thotë “JO” trampëve, pas andrrallave ku i ka futur. Tani ai është peng, madje deri në atë masë sa fati i vet personal shkon në drejtim të kundërt me interesat e qytetarëve të vet. Ai është i pamundur të ruajë paktin e Besës me ta, madje deri në atë pikë sa këtë e dëshmon dhe rrëzimi i një plaftorme të tërë të nga një intervistë e thjeshtë. Lapsi.al
Qeveria prej vitesh e ka humbur kontrollin mbi territorin. Kjo bëhet veçanërisht e dukshme në përballjen me zjarret që ç...
Nga Ben Blushi Deklarata e Sekretarit Amerikan Marko Rubio, se shtetet që nuk prodhojnë dot ilace dhe anije nuk do egzistojnë, duhet t&rsq...
Nga Ben Blushi Dy ditët e fundit pashë dy Odise.Atë të Matt Damon që po përmbyt kinematë e botës dhe Odisean e aktorit ...
Nga Silvana Shametaj Ruli Përpara se të diskutojmë për një argument, duhet të përcaktojmë konceptin, na mëson filo...
Nga Lutfi Dervishi BESA është ndoshta përpjekja konceptuale më serioze që ka dalë ndonjëherë nga një qeveri...
Nga Lutfi Dervishi Doli shkresa, iku besa. Por bota rrotullohet. Dhe ja ku u kthye sërish. Ironia është se Besa lindi si institucion në ...
Nga Ermal Mulosmani Në fjalimin e sotëm të zotit Rama, kishte mjaft momente që lanë mbresë te shqiptarët. Disa u mor&...
Tani sorrat dhe korbat e kanaleve sociale, janë turrur me një furi glasash duke bërë llogarira perverse prej manipulatorësh të p...
Kur janë në opozitë, flasin për Shqipërinë. Kur janë në pushtet, mendojnë se janë Shqipëria. Kur jan&...
Protesta e së shtunës prodhoi një fenomen të çuditshëm: në vend që të ngjallte frikë, shkopi i gomës ...