Protesta para Ministrisë së Arsimit, plagoset një vajzë, transportohet me urgjencë në spital
Një incident është shënuar gjatë ditës së gjashtë të protestës, para Ministrisë së Arsimit në...
Një incident është shënuar gjatë ditës së gjashtë të protestës, para Ministrisë së Arsimit në...
Arrest në burg është masa e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit Gjirokastër ndaj shtetasve...
Kryepeshkopi Joan, në përfundim të Liturgjisë Hyjnore të ditës së sotme, bëri thirrje që të gjithë ata ...
Disa protestues kanë hedhur gurë në drejtim tëgodinës së Ministrisë së Arsimit. Forcat policore janë vën&eum...
Protesta në Tiranë ka vijuar për të gjashtën ditë radhazi me presion dhe tensione të vazhdueshme. Një pedagog i pranis...
I është bashkuar protestës së rinisë edhe këngëtari Luiz Ejlli, bashkë me familjen e tij. Luiz Ejlli: Isha duke kalua...
‘Dorëheqja e Ramës është e vetmja zgjidhje për të rikthyer normalitetin’. Kështu deklaroi gjatë një d...
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në...
Ka nisur protesta e gjashtë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Studentë, gjimnazistë dhe qytetarë vijojnë tubi...
Gazetari Almer Toska ka publikuar një video-mesazh drejtuar Kryeministrit Edi Rama, në të cilin gazetari përdor tone të forta dhe dek...

Qeveria prej vitesh e ka humbur kontrollin mbi territorin. Kjo bëhet veçanërisht e dukshme në përballjen me zjarret që çdo verë përpijnë pyje, toka, banesa dhe prona.
Në vend të një sistemi funksional parandalimi dhe reagimi, shteti kufizohet kryesisht në numërimin e vatrave dhe dëmeve të shkaktuara. Pas tyre vjen fjala: “Kismet!”
Mungojnë mjetet, kapacitetet dhe, mbi të gjitha, një strategji serioze për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve.
Në këtë realitet, prioritetet e qeverisë duken të shtrembëruara, ku burime të konsiderueshme financiare shpërndahen për qëllime të diskutueshme, ndërsa strukturat emergjente mbeten të dobëta dhe të papërgatitura.
Kriza e zjarreve nuk është një fenomen sezonal, por një problem i thellë dhe i përsëritur, i lidhur ngushtë me korrupsionin, mungesën e vizionit dhe paaftësinë institucionale.
Reforma territoriale, në vend që të përmirësonte administrimin, ka prodhuar më shumë dështim, diletantizëm dhe klientelizëm politik, duke përshpejtuar braktisjen e zonave rurale dhe duke lënë gjithnjë e më shumë territor jashtë kontrollit real të shtetit.
Në vend të një reagimi serioz, shpesh shfaqet një qasje propagandistike. Nga distanca e zyrave apo pushimeve, politikanë bëjnë deklarata dhe statuse simbolike, duke u përpjekur të krijojnë imazhin e angazhimit, ndërsa realiteti në terren mbetet dramatik.
Zjarret nuk ndalen në momentin kur shfaqen. Ato parandalohen gjatë gjithë vitit përmes investimeve të qëndrueshme: mirëmbajtjes së pyjeve, pastrimit të zonave të rrezikuara, krijimit të rrugëve të aksesit, sigurimit të burimeve ujore, pajisjeve moderne dhe forcimit të strukturave zjarrfikëse.
Një shtet serioz nuk kufizohet në evidentimin e dëmeve, por investon për t’i parandaluar ato.
Sot, megjithatë, po ndodh e kundërta: zjarret po shkatërrojnë jo vetëm pyjet dhe pronat, por edhe narrativën propagandistike që përpiqet të fshehë dështimin.
Në fund, ajo që del në pah është një realitet i thjeshtë dhe i dhimbshëm: një shtet që nuk e kontrollon plotësisht territorin e vet dhe që kujtohet për qytetarët e tij vetëm pasi katastrofa ka ndodhur.
Një qeveri e përcëlluar në moral po djeg Shqipërinë!
Nga Ben Blushi Deklarata e Sekretarit Amerikan Marko Rubio, se shtetet që nuk prodhojnë dot ilace dhe anije nuk do egzistojnë, duhet t&rsq...
Nga Ben Blushi Dy ditët e fundit pashë dy Odise.Atë të Matt Damon që po përmbyt kinematë e botës dhe Odisean e aktorit ...
Nga Silvana Shametaj Ruli Përpara se të diskutojmë për një argument, duhet të përcaktojmë konceptin, na mëson filo...
Nga Lutfi Dervishi BESA është ndoshta përpjekja konceptuale më serioze që ka dalë ndonjëherë nga një qeveri...
Nga Lutfi Dervishi Doli shkresa, iku besa. Por bota rrotullohet. Dhe ja ku u kthye sërish. Ironia është se Besa lindi si institucion në ...
Nga Ermal Mulosmani Në fjalimin e sotëm të zotit Rama, kishte mjaft momente që lanë mbresë te shqiptarët. Disa u mor&...
Tani sorrat dhe korbat e kanaleve sociale, janë turrur me një furi glasash duke bërë llogarira perverse prej manipulatorësh të p...
Kur janë në opozitë, flasin për Shqipërinë. Kur janë në pushtet, mendojnë se janë Shqipëria. Kur jan&...
Protesta e së shtunës prodhoi një fenomen të çuditshëm: në vend që të ngjallte frikë, shkopi i gomës ...
Nga Ermal Mulosmani Demokracia, si forma më e lartë e mishërimit të vullnetit të popullit në qeverisje, ka qenë perceptuar d...