EDITORIAL

Ç’tregon fraza: “çunat kanë paguar nga xhepi për mediat”

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2025, 16:20

Ç’tregon fraza: “çunat kanë paguar nga xhepi

Nga Andi Bushati

Ngurimi i deputetëve socialistë për të dorzuar imunitetin e Belinda Ballukut i ka nxjerrë në dritë të keqe të gjithë borizanët e rrezikut të supozuar për një “grusht shteti”. Tashmë është e qartë, se që kur Edi Rama dha urdhërin se zëvendësja e tij do të mbrohej duke e ankimuar pezullimin e saj në kushtetuese, në mediat tona u sajua një fortunë në gotë, gjoja për rrëmbimin e kompetencave të kryeministrit, kontradiktat mes pushteteve të pavarura dhe shpërfilljen e mandateve të siguruara me votë popullore. Cilido që nuk kishte interesa okulte që ta mbanin peng e kuptonte lehtësisht se këto ishin alibi qesharake. 

Por pavarësisht kësaj, titujt e mediave online, lajmet kryesore, emisionet e mbrëmjes u përmbytën nga një debat që prezumohej të ishte monopol i një grupi të ngushtë konstitucionalistësh, për të fshehur një të vërtetë të thjeshtë: “hajdutët dhe kur kapen nuk dorëzohen”.  Gjithçka u stis për të anashkaluar një pyetje të thjeshtë: a mund të qëndronte Belinda Balluku në detyrë, pas fakteve rrënqethëse të bëra publike në dëm të saj? Pra a mund të ishte më ajo anëtare kabineti, qoftë edhe sikur kundër saj mos kishte filluar asnjë çështje penale?

Në vend të këtyre dilemave hapsirën e zaptoi rrëfimi i një pushteti, që pasi manipulon zgjedhjet, kur kapet duke vjedhur, përdor si mburojë absurdin se ju nuk mund të na nxirrni nga zyrat ku na ka futur populli me votë.  Në këto kushte, një qytetar i zakonshëm, një njeri i ftohtë, një shikues e lexues pa emocione, mund ti bënte pyetjen vetes: ore, për gjëra kaq të thjeshta, si mund të helmohet publiku me tërë këtë tymnajë të prodhuar nga hiçi?

Paradoksalisht tek dosja e Belinda Ballukut, e cila u bë shkak për prodhimin e kësaj përralle gjendet edhe përgjigjja. Në një fragment, aty ku ministrja angazhohet që ti çlirojë 700 mijë euro një biznesmeni për të cilin i bën presion botuesi Karlo Bolino, shpjegohet e gjithë strategjia e blerjes dhe manipulimit të mediave prej kësaj bande. Balluku i thotë drejtorit të rrugëve: “çunat e tjerë kanë paguar nga xhepi për mediat”, ndërsa ti më krijon probleme kur thjeshtë ke për të dhënë para publike. 

Vetëm brenda kësaj fraze të thjeshtë ka disa të verteta. E para se mediat paguhen për të gënjyer. E dyta, se ato nuk e marrin pjesën vetëm nga tenderat e fallcifikuar publikë, 

por edhe para të zeza xhepi të zyrtarëve të zhytur në korrupsion dhe trafiqe. E treta, se një aleancë maskarenjsh, mes qeveritarësh, pronarësh dhe gazetarësh, ka ngritur ngritur në këmbë një makineri oruelliane manipulimi që zor se punon me kaq përpikmëri edhe në diktaturat më të egra. Eshtë pikërisht kjo fabrikë gënjeshtratsh, që u vu në punë, me reklamat e inceneratorëve fantazëm, për të bërë dokumentare se djegësat që nuk ekzistonin i kishin bërë qytetet tona më të pastra. Eshtë pikërisht ajo që hedh tymnajë mbi çdo tender dhe koncesion të dhënë pa garë. Po ajo u vu në punë edhe për të shpërndarë tymnajën e puçit të vjedhjes së kompetencave të kryeministrit, që synonte të fshihte thelbin e dosjes Balluku.

Falë përgjimeve që nxori SPAK ne kemi një provë për të vërtetuar atë që dimim prej kohësh, për të lexuar e dëgjuar faktet reale të funksionimit të kësaj makinerie. Por, megjithëse për kaq gjë duhet falenderuar Prokuroria e Posaçme, ata që nxitojnë të bërtasin për heroizimin e saj, janë ende shumë larg të vërtetës. Për këtë ia vlen të sillet vetëm një shembull. Në Rumani, aty ku reforma perendimore në drejtësi krijoi një model suksesi, përfunduan njëri pas tjetrit në qeli edhe oligarkët mediatikë Voiculesku i Antena 1, Vantu i Ralitatea TV, Ghita i Romania TV, për të përmendur vetëm më kryesorët. Aty purifikimi nuk e anashkaloi një nga shtyllat më të korruptuara të sistemit.

Tani, nga dosjet që SPAK ka në dispozicion, del qartë se mbijetesa e këtij regjimi hajdutësh mbahet në këmbë prej trekëndëshit, krim i organizuar, vjedhje zgjedhjesh dhe bori propagandistike mediatike. Duke lënë në hije këto fakte të konstatuara në dosje dhe duke u fokusuar vetëm tek ndëshkimi i ingranazheve të pjesës politike të makinerisë, SPAK nuk e ndalon dot qëllimin e saj final: vazhdimin e grabitjes. Publiku do të kënaqet me statistika, por nuk do të shohi rezultate. Prandaj në Shqipëri nuk do të ketë drejtësi, nëse bashkë me Ballukun, nuk mbajnë përgjegjësi edhe ata që u paguan për të bërë të mundur që ajo të vazhdojë të vjedhë. 

Artikuj te sugjeruar

EDITORIAL 28 Nëntor21:03

Shqiptarët dhe Pavarësia

DOJNA: ​Është 28 nëntor. Festa më e rëndësishme që kemi si komb. Kush ka para, prenotimet i ka bërë me kohë;...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë