Egnatia pëson humbjen e parë në Ligën e Konferencës, kampionët e Shqipërisë bien në Rumani

Egnatia ka pësuar humbjen e parë në këtë edicion të Ligës së Konferencës. Kampionët e Shqipërisë u mposhtën me rezultatin 2-0 në transfertë nga skuadra rumune e Universitatea Craiova, në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të fazës së ligës.
Skuadra vendase e zgjidhi ndeshjen që në pjesën e parë, duke shënuar dy herë brenda tetë minutave. Alexandru Cicâldău zhbllokoi rezultatin në minutën e 24-t, ndërsa vetëm tetë minuta më vonë, Nicusor Bancu shënoi të dytin.
Egnatia u përpoq të reagonte në pjesën e dytë, duke krijuar disa raste me Fernando dhe Ledjo Beqjan, por pa arritur të gjente rrugën e rrjetës. Situata u bë edhe më e vështirë për rrogozhinasit në minutën e 83-të, kur Eneo Bitri u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën me dhjetë lojtarë.
Pas këtij rezultati, Egnatia mbetet me dy pikë në renditjen e fazës së ligës, pas dy barazimeve në dy ndeshjet e para, ndërsa tashmë regjistron edhe humbjen e parë në këtë kompeticion.
REZULTATI:
Univ. Craiova 2-0 Egnatia
Cicaldau 24′, Bancu 32′.
Lexo edhe
SPORT
Palmer: Zhvillimet politike në Serbi ndikojnë në gjithë Ballkanin, normalizimi me Kosovën mbetet i rëndësishëm për integrimin evropian...

Harry Kane bëhet futbollisti më i paguar te Bayern Munich

Derbi “deh” Milanin, kuqezinjtë bien keq në Europa League ndaj Ferencvaros

Nga Dropulli në majën e Europës, kush është legjenda e kombëtares që u bë shkak që Stavro Pilo të zgjidhte Shqipërinë

Situata para ndeshjes me rumunët, statistikat shohin Egnatian të dominojë në duele dhe pasime





