Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset Zbardhen mesazhet/ Eksperti i çoi Agasit letrat e ekspertimit të makinës, 3 ditë para se t’ia dërgonte SPAK... Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Protestë para SPAK-ut Vajza e leu me benzinë dhe i vuri flakën, i moshuari dërgohet në QSUT PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për hetimin e KAYO-s Itali, alarm për bomba në tre avionë, dy drejt Romës dhe një i devijuar në Vjenë
SPORT

Liga e Kombeve/ Bjellorusi-Shqipëri do të luhet pa spektatorë në Budapest

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e fundit të Grupit C1 në Ligën C të UEFA Nations League ndaj Bjellorusisë,

P
Piranjat 5 November 2026, 14:47 · 1 min lexim
Liga e Kombeve/ Bjellorusi-Shqipëri do të luhet pa spektatorë

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e fundit të Grupit C1 në Ligën C të UEFA Nations League ndaj Bjellorusisë, më 15 nëntor, në stadiumin “Illovszky Rudolf” të Budapestit, Hungari.

Takimi do të zhvillohet pa praninë e spektatorëve, për shkak të sanksioneve të vendosura nga UEFA ndaj Bjellorusisë.

Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, të marrë më 3 mars 2022 dhe që është ende në fuqi, klubet dhe ekipet kombëtare bjelloruse janë të detyruara t’i zhvillojnë ndeshjet si pritëse në terrene neutrale.

Po ashtu, vendimi parashikon që këto ndeshje të luhen pa praninë e tifozëve.Për këtë arsye, edhe përballja Bjellorusi – Shqipëri në Budapest nuk do të jetë e hapur për publikun.

Tifozët shqiptarë nuk do të kenë mundësi ta ndjekin ndeshjen nga shkallët e stadiumit, pavarësisht se takimi do të zhvillohet në një impiant jashtë territorit të Bjellorusisë.

Kuqezinjtë do ta mbyllin kështu fazën e grupeve të UEFA Nations League me këtë transfertë, në një ndeshje të rëndësishme për përfundimin e aventurës në Grupin C1.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.