Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident i rëndë në Francë, autobusi me fëmijë përplaset me pemën, dy persona pësojnë arrest kardiak, disa ... Mesazhi i Zelensky-t për SHBA-në dhe Rusinë: Na jepni një armëpushim dimëror për të mbajtur zgjedhjet! Vijon zbatimi i urdhrit të Ramës, policia gjobit 12 protestues të tjerë Polonia paralajmëron aleatët: Mos negocioni me Rusinë duke anashkaluar Europën Lindore Gjykata amerikane pezullon për 14 ditë ndërtimin e harkut triumfal të propozuar nga Trump në Uashington Ambasada Amerikane prezanton ambasadorin e ri Eric Wendt, zbulon prioritetet për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri... “Jam shumë mirënjohës që e kam pranë çdo ditë”, Sylvester Stallone i dedikon fjalët e ëmbla bashkëshortes... "Do të godas me grusht, e kupton apo jo?", trajneri i Juventusit shpërthen ndaj lojtarit të tij Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK “Zhurma deri në orët e vona dhe gjeste kërcënuese ndaj banorëve”/ Banorët në Durrës: Ndërtimi i pallatit vi... “Reuters”: Irani i dërgon SHBA-së propozimin bërthamor përmes Katarit, Teherani vendos shtatë kushte për ne... Belgjika miraton ligjin e debatueshëm, policia do të mund të kontrollojë shtëpitë e emigrantëve pa dokument...
SPORT

Palmer: Zhvillimet politike në Serbi ndikojnë në gjithë Ballkanin, normalizimi me Kosovën mbetet i rëndësishëm për integrimin evropian

Ish-i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka vlerësuar se zhvillimet politike në Serbi mund të kenë ndikim të rëndësishëm në të ardhmen e rajonit, përfshirë edhe pozitën e liderit të Republika Srpskas, Milorad Dodik.Në një intervistë për tel...

P
Piranjat 5 November 2026, 21:42 · 3 min lexim
Palmer: Zhvillimet politike në Serbi ndikojnë në gjithë

Ish-i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka vlerësuar se zhvillimet politike në Serbi mund të kenë ndikim të rëndësishëm në të ardhmen e rajonit, përfshirë edhe pozitën e liderit të Republika Srpskas, Milorad Dodik.

Në një intervistë për televizionin N1, ku ka diskutuar për ndikimin e zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA në politikën e jashtme amerikane, Palmer ka theksuar se ndryshimet politike në rajon, veçanërisht në Serbi, mund të krijojnë mundësi të reja për proceset e integrimit evropian dhe euroatlantik.

Duke folur për situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe ndikimin e mundshëm në pozitën e Dodikut, Palmer ka thënë se zhvillimet në Serbi mund të jenë më përcaktuese sesa rezultatet e zgjedhjeve amerikane.

“Pres që zgjedhjet në Serbi do të kenë një ndikim më të madh në pozicionin dhe forcën e Dodikut, jo vetëm në rajon, por edhe në Uashington. Shenjat e asaj që mund të ndodhë në Bosnjë dhe Hercegovinë duhen kërkuar në rajon”, ka deklaruar Palmer.

Ish-diplomati amerikan ka folur edhe për rëndësinë e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se normalizimi i tyre mbetet një çështje e rëndësishme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Ai ka vlerësuar se një shumicë e mundshme e demokratëve në Kongresin amerikan mund të sjellë mbështetje më të fuqishme për vendet e rajonit në rrugën drejt integrimit evropian.

Në këtë kontekst, Palmer ka përmendur veçanërisht Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, duke theksuar rëndësinë e avancimit të integrimit të tyre evropian. Ai ka veçuar edhe kongresistët amerikanë Gregory Meeks dhe Chris Coons, të cilët i ka cilësuar si mbështetës të Ballkanit Perëndimor.

Duke komentuar zhvillimet politike në SHBA, Palmer ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit do të kenë ndikim në marrëdhëniet ndërmjet presidentit dhe Kongresit, si dhe në drejtimin e politikës së jashtme amerikane.

Sa i përket rezultateve zgjedhore, ai ka vlerësuar se demokratët kanë shënuar rezultat të mirë, por ka theksuar se vendimi përfundimtar u takon votuesve.

Palmer, i cili ka më shumë se tri dekada përvojë në diplomacinë amerikane, ka shërbyer si zëvendësndihmës sekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

Në vitin 2019 ishte emëruar i dërguar special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, ndërsa gjatë karrierës së tij është angazhuar në çështjet që lidhen me Kosovën, Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.