Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
BE-ja përgatitet për kërcënimin e ri kibernetik, kompjuterët kuantikë mund të thyejnë sistemet aktuale të s... Mjegull e ngrica në rrugë, vështirësohet lëvizja në aksin Bulqizë-Peshkopi Trump paralajmëron demokratët: Mos e ktheni fitoren ndaj Iranit në humbje, kemi financim për luftën deri në... Merr flakë makina në Vlorë/ Zjarri nisi nga një kosh mbeturinash, më pas… Bënë namin me grabitje në banesa në Spanjë, tre shqiptarët përfundojnë në burg Identifikimi elektronik në zgjedhje/ Logu: U përdorën si platforma patronazhimi dhe manipulimi nga PS Vrasja e dyfishtë/ Dyshime për atentat të mirëorganizuar - Autorët ngatërruan shënjestër, qëlluan mbi nipin... Flakët “përpijnë” një automjet gjatë natës në Vlorë, dyshohet se zjarri nisi nga koshat e mbeturinave... Mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Serbia bojkoton takimin BIRN: Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri Pastrimi i qyteteve, tarifat mbulojnë vetëm 40% të shpenzimeve, BB propozon ndryshime Mbrojtja e Thaçit rezervon të drejtën për të apeluar dënimin për pengim të drejtësisë
BOTA

Ekzekutohet shefi i sigurisë së brendshme të Hamasit

Të paktën shtatë palestinezë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës. Mes viktimave raportohet edhe një prej drejtuesve të lartë të strukturave të sigurisë së Hamasit, bëjnë të ditur autoritetet shëndetësore dhe ekipet e shpëtimit. Sipas Ministrisë së Brendshme në Gaza, Naeem Abu Nahel, 50 vjeç, i cili drejtonte […]

P
Piranjat25 November 2026, 09:39 · 2 min lexim
Ekzekutohet shefi i sigurisë së brendshme të Hamasit

Të paktën shtatë palestinezë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës. Mes viktimave raportohet edhe një prej drejtuesve të lartë të strukturave të sigurisë së Hamasit, bëjnë të ditur autoritetet shëndetësore dhe ekipet e shpëtimit.

Sipas Ministrisë së Brendshme në Gaza, Naeem Abu Nahel, 50 vjeç, i cili drejtonte shërbimin e sigurisë së brendshme të Hamasit, u vra gjatë një sulmi në pjesën perëndimore të qytetit të Gazës.

Abu Nahel ishte emëruar në këtë pozicion në muajin shtator, pas arrestimit të paraardhësit të tij nga forcat speciale izraelite. Vrasja e tij u konfirmua edhe nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, të cilët deklaruan se ai ishte goditur nga ushtria izraelite.

Ndërkohë, gjashtë palestinezët e tjerë u vranë në dy sulme të ndara, të kryera më herët në zona të ndryshme të Rripit të Gazës.

 

Tre persona, përfshirë një adoleshent, humbën jetën në zonën e Uadi Gaza, në jug të qytetit të Gazës. Tre viktimat e tjera u regjistruan pas një sulmi ajror ndaj një stacioni policie në al-Mauasi, në perëndim të Khan Younis.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se dy nga personat e vrarë në sulmin ndaj stacionit të policisë ishin pjesëtarë të forcave policore.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.