Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Identifikimi elektronik në zgjedhje/ Logu: U përdorën si platforma patronazhimi dhe manipulimi nga PS Vrasja e dyfishtë/ Dyshime për atentat të mirëorganizuar - Autorët ngatërruan shënjestër, qëlluan mbi nipin... Flakët “përpijnë” një automjet gjatë natës në Vlorë, dyshohet se zjarri nisi nga koshat e mbeturinave... Mbahet sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Serbia bojkoton takimin BIRN: Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri Pastrimi i qyteteve, tarifat mbulojnë vetëm 40% të shpenzimeve, BB propozon ndryshime Mbrojtja e Thaçit rezervon të drejtën për të apeluar dënimin për pengim të drejtësisë Ukraina godet rafineritë ruse, Putin: Masat hakmarrëse janë të pashmangshme Kukësi zgjohet nën mjegull, qarkullimi i vështirësuar në Rrugën e Kombit Njihuni me "surprizat" e motit për sot, kthjellime në mëngjes, vranësira dhe reshje shiu Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta Black Friday në Shqipëri, ku pritet të shpenzojnë më shumë shqiptarët këtë vit?
POLITIKE

Identifikimi elektronik në zgjedhje/ Logu: U përdorën si platforma patronazhimi dhe manipulimi nga PS

Partia Demokratike ka kërkuar që pajisjet e identifikimit elektronik të mos përfshihen në zgjedhjet e ardhshme vendore, që pritet të zhvillohen pranverën e vitit të ardhshëm. Në një...

P
Piranjat25 November 2026, 09:22 · 3 min lexim
Identifikimi elektronik në zgjedhje/ Logu: U përdorën si

Partia Demokratike ka kërkuar që pajisjet e identifikimit elektronik të mos përfshihen në zgjedhjet e ardhshme vendore, që pritet të zhvillohen pranverën e vitit të ardhshëm.

Në një intervistë për ‘Kafe Shqeto’, Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike u shpreh se më herët, përfshirja e teknologjisë në zgjedhje do t’i shërbente një procesi zgjedhor të sigurt, transparent dhe të ligjshëm, porse në fakt sipas tij rezultoi e kundërta.

Për Logun, qëllimi i futjes së teknologjisë në zgjedhje nuk ishte realizuar dhe kjo u pa në 3 proceset e fundit të zgjedhjeve, ku këto pajisjet e identifikimit elektronik u përdorën si platforma të manipulimit të porcesit.

Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PD, shkoi më tej ku tha se vetë pajisjet kanë shërbyer si platforma patronazhimi dhe manipulimi, ndërsa operatorët e vendosur te pajisja dërgonin të dhëna në kohë reale të strukturat e PS.  

Fjala e tij:

Pati diskutim dhe u mendua që përfshirja e teknologjisë në zgjedhje do shërbente për një process zgjedhor të sigurt, transparent dhe të ligjshëm. Qëllimi i futjes së teknologjisë në zgjedhje ishte pozitive, ne kemi vërejtur se s’janë realizuar qëllimet por kanë shkuar në të kundërt, si platformë e manipulimit të procesit zgjedhor.

Për të eliminuar këtë lloj rreziku, u vendos që të vendoseshin pajisjet e identifikimit elektronik, por na rezultoi se këto pajisje nuk e parandalojnë. KQZ thotë që si rezultat i këtyre pajisjeve ne e verifikojmë dhe e çojmë në prokurori pasi certifikojmë mandatin.

Nëse e sjell dëmin dhe cenon procesin zgjedhor, edhe sikur ta cosh në burg mund të ketë rëndësi për drejtësinë por jo për procesin zgjedhor. Në 3 palë zgjedhje që kemi kaluar, KQZ i ka identifikuar dhe asnjë proces penal s’është ndërmarrë për dënimin.

Sot kemi raportet e OSBE-ODIHR, KLSH, shoqatat civile, KQZ që thonë se ky proces ka shumë problematika dhe sa kohë nuk arrijnë te qëllimi që janë krijuar s’kemi pse harxhojmë qindra milionë euro, por të shohim alternativa të tjera. Vetë pajisjet kanë shërbyer si platforma patronazhimi dhe manipulimi. Operatprët e vendosur te pajisja dërgonin të dhëna në kohë reale të strukturat e PS.   

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.