EMRAT/ Vodhën 6 biznese në Elbasan dhe Tiranë, arrestohen dy persona me precedentë penalë
Dy persona janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Shëtitësit”, pasi dyshohen për vjedhjen e gjashtë bizneseve

Dy persona janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Shëtitësit”, pasi dyshohen për vjedhjen e gjashtë bizneseve në Elbasan dhe Tiranë.
Sipas policisë, dy të arrestuarit Krenar Medja, 39 vjeç, dhe Erind Lluko, 18 vjeç, dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim, duke marrë shuma parash dhe produkte të ndryshme në dyqane, lokale dhe subjekte të tjera.
Në Elbasan, dy të arrestuarit dyshohet se kanë kryer tri vjedhje gjatë muajit nëntor.
Konkretisht, më 22 nëntor në një dyqan në lagjen “28 Nëntori”, më 20 nëntor në një tabakino në bulevardin “Aqif Pasha” dhe më 5 nëntor në një lokal në fshatin Vidhas.
Ndërkohë, Erind Lluko, 18 vjeç, dyshohet se është autor edhe i tri vjedhjeve të tjera në Tiranë. Sipas policisë, ngjarjet kanë ndodhur më 14 tetor në dy subjekte në rrugën e Kosovarëve dhe më 17 nëntor në një dyqan në rrugën “Liman Kaba”.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 18-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një pistoletë sportive, një kaçavidë dhe një levë, të cilat dyshohet se përdoreshin për hapjen me forcë të dyerve të bizneseve.
Lexo edhe
AKTUALITET
Bie dëbora e parë në Qafë Thore, zbardhet rruga Shkodër-Theth

Aksioni anti-drogë i AMP-së në Gramsh, dy persona në arrest shtëpiak përfundojnë në qeli, u kapën me 560 gr kokainë dhe 150 gr kanabis në...

Shpërthimi me eksploziv në banesën e 47-vjeçares në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori 60-vjeçar, ishte në automjet me t...

Vrasja e “Sel Çamit” në Fier, policia: Ja si arritën autorët tek objektivi

Nga portet e Holandës në zemër të Italisë, si po ndryshojnë shqiptarët hartën e trafikut të kokainës në Evropë





