Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Përfitoi 190 mijë euro nga donacionet duke mashtruar se vuante nga leukemia, arrestohet i riu shqiptar! Ligji për Specialen, Kurti: Presim që ekspertët ta përmbyllin draftin brenda këtyre ditëve Gazment Bardhi nxjerr zbuluar Ramën: Inaguron të njëjtin shërbim dy herë, në 2023 dhe në 2026! Bie dëbora e parë në Qafë Thore, zbardhet rruga Shkodër-Theth Reforma Zgjedhore, Komisioni i Venecias dërgon dy ekspertë në Tiranë Kërcënime për bombë në disa shkolla në Danimarkë dhe Gjermani Sulm kibernetik ndaj kompanisë “Samsung”, preken mijëra klientë Aksioni anti-drogë i AMP-së në Gramsh, dy persona në arrest shtëpiak përfundojnë në qeli, u kapën me 560 gr... Shpërthimi me eksploziv në banesën e 47-vjeçares në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori 60-... Plarent Ndreca: PS është kthyer 35 vite pas! Vrasja e “Sel Çamit” në Fier, policia: Ja si arritën autorët tek objektivi Nga portet e Holandës në zemër të Italisë, si po ndryshojnë shqiptarët hartën e trafikut të kokainës në Evr...
KOSOVA

Përfitoi 190 mijë euro nga donacionet duke mashtruar se vuante nga leukemia, arrestohet i riu shqiptar!

Endrit AzemiProkuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se Endrit Azemi, tashmë i arrestuar, dyshohet se e kishte sajuar historinë e sëmundjes më 9 nëntor 2026, me qëllim përfitimin e kundërligjshëm financiar

P
Piranjat23 November 2026, 13:06 · 3 min lexim
Përfitoi 190 mijë euro nga donacionet duke mashtruar se vuante nga

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se Endrit Azemi, tashmë i arrestuar, dyshohet se e kishte sajuar historinë e sëmundjes më 9 nëntor 2026, me qëllim përfitimin e kundërligjshëm financiar.

Për të mbledhur paratë, ai kishte hapur një fushatë në platformën online “GoFundMe”, përmes së cilës kishte kërkuar ndihmë nga qytetarët në Kosovë dhe bashkatdhetarët në diasporë, duke pretenduar se fondet do t’i shërbenin për shërim dhe rehabilitim.

Sipas Prokurorisë, shuma e grumbulluar përmes kësaj fushate arrin në 189 mijë e 206 euro e 8 cent. Megjithatë, pas verifikimit të historikut të tij shëndetësor, autoritetet kanë konstatuar se i dyshuari nuk vuante nga sëmundja për të cilën kishte kërkuar ndihmë financiare.

Sipas hetimeve të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Azemi dyshohet se kishte sajuar historinë e sëmundjes që prej 9 nëntorit 2026, duke krijuar një fushatë humanitare për mbledhjen e fondeve përmes platformës “GoFundMe”.

Por mbledhja e parave nuk ishte kufizuar vetëm në internet. Familjarët e tij kishin kërkuar ndihmë edhe drejtpërdrejt nga qytetarët në Gjilan, duke vendosur një pikë grumbullimi të donacioneve në sheshin e qytetit.

Madje, motra e Endrit Azemit kishte bërë thirrje publike përmes rrjeteve sociale, duke iu kërkuar qytetarëve që të kontribuonin financiarisht për shërimin e tij. Ajo u ishte drejtuar qytetarëve me apel emocional, duke kërkuar ndihmë për të shpëtuar jetën e vëllait. Ndërkohë, sipas Prokurorisë, verifikimet e kryera kanë ngritur dyshime se pretendimet për sëmundjen nuk qëndronin dhe se i dyshuari nuk vuante nga leukemia akute.

Përfitoi 190 mijë euro nga donacionet duke mashtruar se vuante nga

Pas marrjes së informacioneve për rastin, Prokuroria, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë veprime hetimore dhe ka urdhëruar bllokimin e parave të grumbulluara në llogaritë bankare të identifikuara.

Endrit Azemi u arrestua më 21 nëntor, rreth orës 22:00, pasi ishte shpallur në kërkim policor. Me vendim të prokurorit të shtetit, ai u dërgua në ndalim për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit.

Rasti ka shkaktuar reagime të shumta, pasi fushata kishte mobilizuar qytetarë të shumtë, të cilët kishin kontribuar financiarisht me bindjen se po ndihmonin një person të prekur nga një sëmundje e rëndë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.