Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksioni anti-drogë i AMP-së në Gramsh, dy persona në arrest shtëpiak përfundojnë në qeli, u kapën me 560 gr... Shpërthimi me eksploziv në banesën e 47-vjeçares në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori 60-... Plarent Ndreca: PS është kthyer 35 vite pas! Vrasja e “Sel Çamit” në Fier, policia: Ja si arritën autorët tek objektivi Nga portet e Holandës në zemër të Italisë, si po ndryshojnë shqiptarët hartën e trafikut të kokainës në Evr... Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar Po udhëtonin drejt një feste ditëlindjeje, aksidenti i merr jetën 31-vjeçares shqiptare në Itali! Plagosen ... U shkarkua nga Veliaj nga drejtimi i Kopshteve dhe Çerdheve, reagon Zhaneta Beqiri Nga Kane te Olise e Musiala, situatë e paprecedent te Bayern Munich, mbushet infermieria Sëmundja e rëndë i merr jetën ish-Prokurorit të Përgjithshëm E ekzekutuan më 23 nëntor, 23 vite pas vrasjes së nipit të Ben Qimes, “Sel Çami” u lirua nga qelia një javë... Nga vrasjet në qendër të qytetit, arrestimi pas 6 vitesh nga RENEA te vitet e burgut, kush ishte “Sel Çami”...
AKTUALITET

Aksioni anti-drogë i AMP-së në Gramsh, dy persona në arrest shtëpiak përfundojnë në qeli, u kapën me 560 gr kokainë dhe 150 gr kanabis në banesa

P
Piranjat23 November 2026, 12:06 · 3 min lexim
Aksioni anti-drogë i AMP-së në Gramsh, dy persona në arrest

AMP finalizon hetimin me metoda speciale në Gramsh, dy të arrestuar, një i ndaluar dhe një në kërkim

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka kryer veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal për veprën penale të parashikuar nga neni 283/2, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i Kodit Penal, në qytetin e Gramshit.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës, janë ushtruar kontrolle në banesat e disa shtetasve, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 560 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 150 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe 0.62 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Në vijim të veprimeve procedurale:

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasve T.H., 33 vjeç dhe R.H., 39 vjeç, të dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. Ndaj të dy shtetasve ishte caktuar më parë masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një vepër tjetër penale.

Në zbatim të urdhrit të Prokurorit, u bë ndalimi i shtetasit E.S., 46 vjeç, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.J., 31 vjeç, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Në kuadër të këtij procedimi penal, vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të përfshirjes së punonjësve të Policisë në këtë veprimtari.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet e vendosur për të vijuar hetimet me profesionalizëm dhe pa asnjë kompromis ndaj paligjshmërisë, si dhe për të çuar përpara përgjegjësisë ligjore çdo punonjës të strukturave policore që përfshihet në veprimtari të kundërligjshme, pavarësisht funksionit apo detyrës që ushtron.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.