EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vrasje në Shqipëri

Dy vrasje të tjera, të cilat dyshohet se i ka kryer në Shqipëri, raportohet se ka pranuar 44-vjeçari shqiptar, i dënuar në mungesë për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj në vitin 2020, në Loutraki të Greqisë.
44-vjeçari Nikolin Pali u arrestua mëngjesin e djeshëm. Ndaj tij ishin në fuqi vendime dënimi për veprat penale të vrasjes me dashje, në gjendje të qetë psikologjike, në mënyrë të përsëritur, grabitjes në disa raste dhe shkatërrimit të pronës së tjetrit me zjarrvënie.
Për lokalizimin e tij, fillimisht u shfrytëzuan informacione operative nga Departamenti i Krimeve kundër Jetës dhe Lirisë Personale, në varësi të Drejtorisë së Hetimit të Krimeve kundër Jetës dhe Pronës. Më pas u zhvillua një operacion i koordinuar policor në një apartament në zonën e Kato Patisionit.
Gjatë operacionit, i cili u zhvillua në prani të një prokurori dhe me mbështetjen e forcave speciale EKAM, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i 43-vjeçarit.
Vendimet e dënimit ndaj tij lidhen me një vrasje të dyfishtë të ndodhur në natën mes 10 dhe 11 tetorit 2020, në një banesë pushimi në Loutraki të Korinthit. I arrestuari dyshohet se ka vrarë me sëpatë një grua të huaj dhe një burrë grek.
Pas krimit, ai u mori viktimave para dhe bizhuteri. Më pas transportoi automjetin e gruas në një zonë të izoluar dhe i vuri flakën.
Çfarë u gjet gjatë kontrollit në banesë
Gjatë kontrollit në banesën ku u lokalizua, policia sekuestroi:
Një pistoletë me ngjyrë argjendi dhe dorezë druri.
Dy granata plotësisht funksionale.
Dy mekanizma ndezës për granatat.
Tre palë pranga metalike.
Një leje qëndrimi në emër të një personi tjetër, e cila mbante fotografinë e 43-vjeçarit.
Shqiptari u arrestua gjithashtu për veprat penale të dhunës ndaj punonjësve të policisë dhe personave të drejtësisë, falsifikimit të dokumenteve, si dhe shkeljes së legjislacionit për armët dhe atë për të huajt.
Ndërkohë, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor, autoritetet greke shkëmbyen informacione me homologët shqiptarë përmes departamentit të INTERPOL-it. Nga ky komunikim rezultoi se ndaj tij kishte edhe një njoftim ndërkombëtar kërkimi nga Shqipëria, për tentativë grabitjeje të armatosur në bashkëpunim me persona të tjerë.
Në të njëjtin operacion u arrestua edhe një 41-vjeçare e huaj, e cila akuzohet për strehim të një personi që i është shmangur drejtësisë, si dhe për shkelje të ligjit për të huajt.
Policia greke thekson se i dyshuari ka qenë i përfshirë edhe më parë në çështje që lidhen me drogën, grabitjet, shkeljen e legjislacionit për armët, rregullat e qarkullimit rrugor dhe ligjin për lojërat e fatit. /PiranjatNews/
Lexo edhe
AKTUALITET
I vuri flakën babait të moshuar, rrëfehet vajza nga Burreli: Më bërtiste pa arsye, e dogja dhe ika në punë

Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, 'arrest me burg' për nënë e bir: Mori pist*letën e q*lloi veten

Protestat/ Ish i burgosuri politik Bjellorus mesazh studentëve shqiptarë: Sakrifikoni për liri, ia vlen

Si u denoncua mësuesi 35-vjeçar nga 7 nxënëset e tij në Vlorë, prindërit në dijeni të akuzave për ngacmim seksual, flet kolegu i tij...

Itali/ Vrau nënën e tij me thikë, 21-vjeçari shqiptar shtrohet në psikiatri





