Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra... Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Edhe në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë n... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë...
AKTUALITET

Si u denoncua mësuesi 35-vjeçar nga 7 nxënëset e tij në Vlorë, prindërit në dijeni të akuzave për ngacmim seksual, flet kolegu i tij

P
Piranjat 6 November 2026, 17:10 · 2 min lexim
Si u denoncua mësuesi 35-vjeçar nga 7 nxënëset e tij

Shtatë nxënëse të shkollës së bashkuar “Hajredin Beqari” në Selenicë kanë denoncuar në polici mësuesin e edukimit fizik, të cilin e akuzojnë për ngacmime seksuale në ambientet e shkollës. Pas kallëzimit, Policia e Vlorës ka shoqëruar 35-vjeçarin Albano Ameti, i cili prej rreth dy muajsh ishte pjesë e stafit pedagogjik të këtij institucioni arsimor.

Nxënëset që kanë denoncuar rastin janë të moshave 14 deri në 17 vjeçe. Ndërkohë, gjatë një vëzhgimi në terren në Selenicë, nxënës të shkollës “Hajredin Beqari” kanë treguar se kishin dëgjuar për pretendimet e ngritura ndaj mësuesit.

Disa prej tyre bëjnë me dije se mbrëmjen e kaluar janë paraqitur në ambientet e Policisë së Vlorës, ku janë marrë në pyetje nga grupi hetimor në lidhje me këtë ngjarje. Edhe prindër të nxënëseve shprehen se kanë dëgjuar për pretendime mbi sjellje të papërshtatshme të mësuesit ndaj vajzave, përfshirë ngacmime dhe prekje fizike.

Ndërkohë, kolegu i tij, mësuesi Dritan Gargaj, i cili shprehet se e njihte prej rreth dy muajsh, thotë se nuk e beson që ai mund të ketë kryer veprime të tilla. Policia e Vlorës po vijon hetimet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po merr në pyetje nxënës dhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni për rastin.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.