Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra... Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Edhe në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë n... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë
AKTUALITET

“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj këtu…

P
Piranjat 6 November 2026, 18:22 · 3 min lexim
“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht

Një mësues i edukimit fizik në një shkollë në Selenicë është ndaluar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet për ngacmim seksual ndaj nxënëseve. Në lidhje me rastin, 35-vjeçari me iniciale A.A. është kallëzuar nga shtatë nxënëse, të moshave 14 deri në 17 vjeç, të cilat fillimisht kanë denoncuar rastin pranë drejtuesve të shkollës.

Pas marrjes së kallëzimeve, Zyra Arsimore e Selenicës ka njoftuar Policinë, e cila ka ndërhyrë duke bërë ndalimin e mësuesit. Një prej 7 vajzave që denoncuan mësuesin ka treguar detaje mbi ngjarjen për Report Tv. Bashkë me të ka folur edhe mamaja e saj, si dhe një i mitur, nxënës në të njëjtën shkollë.

Vajza që ishte pjesë e grupit që bëri kallëzimin ka deklaruar se personalisht mësuesi atë nuk e kishte ngacmuar, por kishte ngacmuar shoqet e saj.

“Thanë veprimet që kishte bërë ai, por me mua personalisht nuk kishte bërë asgjë. Di vetëm që ka bërë këto veprime me vajzat e shkollës. Jo mesazhe nuk ka asgjë të tillë, s’di unë që të ketë mesazhe. Por me mua personalisht nuk ka bërë ndonjë gjë të keqe.

Na bënte mësim, unë nuk është se vija re ndonjë gjë. Na pyetën mënjanë në polici, siç vajtëm ne të shtata. Ishim me prindërit, por na pyetën mënjanë”, tha njëra prej vajzave që u mor në pyetje në Polici.

Ndërkohë mamaja e saj tha se profesori kishte 3 muaj që jepte mësim në atë shkollë dhe sipas saj, ai kishte ngacmuar vazhdimisht vajzat.

“S’më linin të flisja, ka folur vetëm vajza. Policia e pyeti për gjëra se çfarë ka ndodhur në shkollë, për prekje fizike, ka bërë gjeste. Por vajza ka thënë thjeshtë “unë kam qenë e pranishme te vajzat që ka bërë gjëra”. Profesori kishte 3 muaj që kishte hyrë në shkollë dhe këto gjëra i kishte bërë”, tha mamaja e njërës prej vajzave.

Ndërkohë djali i mitur tha se e kishte dëgjuar mësuesin që i thoshte vajzave “hajde te lali zemra”.

“Mësuesin e fiskulturës e arrestuan se ngacmonte vajzat, i godiste. I ngacmonte më fjalë domethënë si ‘hajde te lali zemra’”, tha nxënësi i mitur i shkollës ku ndodhi skandali.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.