‘Armët i shesim në vende në konflikt’/ Si Ermal Nufi justifikoi 32 mln eurot për Ron Yeffet
Miliona euro të dala nga xhepat e shqiptarëve, kanë shkuar pa tendera dhe pa garë në xhepat e Ron Yeffet, mikut të Edi Ramës....
Miliona euro të dala nga xhepat e shqiptarëve, kanë shkuar pa tendera dhe pa garë në xhepat e Ron Yeffet, mikut të Edi Ramës....
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rru...
Autoriteti tatimor i Hungarisë ka bastisur disa lokacione dhe ka bërë arrestime. Bastisjet erdhën pas një raporti të 25 gushtit t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Gjashtë muaj pas arrestimit të tij, Ervin Mata mësohet se ka tentuar që të pengojë për herë të dytë ekstradimin e tij nga Brazili në drejtim të Shqipërisë, duke u ankuar në Gjykatën Supreme të Brazilit.
Sipas Euronews, gjykata ka refuzuar që të shqyrtojë ankimin e dytë të “Bolit të kokainës”.
Në vendimin e marrë nga trupi gjykues me relator ministrin Alexandre de Moraes, para tetë ditësh, gjykata ka arsyetuar se mbrojtja nuk ka paraqitur argumente të mjaftueshme për të vënë në dyshim vendimin e mëparshëm të marrë në mesin e shtatorit, kur Gjykata e Brazilit miratoi ekstradimin e tij.
Nga ana tjetër, avokatët e Ervin Matës mësohet se kanë ngritur pretendime që lidhen me kërkesën për azil në Brazil, një hetim policor në këtë shtet, si dhe me kompetencën juridiksionale të autoriteteve shqiptare.
Në këto rrethana, vendimi i marrë më 20 tetor të këtij viti, shënon përfundimin e fazës së kundërshtimeve gjyqësore të trajtuara deri më tani. Ndërsa pritet që të realizohet ekstradimi i Ervin Matës drejt Shqipërisë që lidhet ngushtësisht me përmbushjen e procedurave të tjera të kërkuara nga autoritetet braziliane.
Më herët, Gjykata Supreme Federale kishte miratuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Ervin Matës. Pavarësisht rrethanave, vendimi përfundimtar për dorëzimin e tij nuk varet vetëm nga procedura gjyqësore, pasi kërkohet edhe vlerësimi i Presidentit të Brazilit.
“Boli” siç njihet ndryshe është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, i lidhur prej vitesh me hetime për krim të organizuar dhe trafik narkotikësh. Emri i tij u bë i njohur për publikun pas ngjarjes së rëndë të vitit 2018 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku gjatë një përplasjeje me armë mes grupeve rivale kriminale humbi jetën Fabian Gaxha.
Sipas hetimeve të SPAK, Mata dyshohet si një nga organizatorët kryesorë të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës, që shtrihej nga Shqipëria drejt Amerikës së Jugut dhe disa vendeve të Bashkimit Europian.
Ervin Mata u shpall në kërkim në Nëntor 2023, pas 11 urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme, për një grup kriminal që vepron në trafikun e kokainës dhe hashashit nga Amerika Jugut, vrasjeve dhe pastrimit të parave.
Në muajt e parë të vitit 2023, media periferike raportuan se ish-partneri i këngëtares Elvana Gjata dhe një ndër personat e përfshirë në ngjarjen që mori emrin si “Masakra e ish-Bllokut”, ishte zhdukur pa gjurmë në Bolivi. Mediat aluduan se disa muaj pas zhdukjes pa gjurmë së Ervis Martinaj, edhe Ervin Mata kishte pasur të njëjtin fat në Bolivi.
Mirëpo, hetimet, akuzat dhe bisedat e transkriptuara që SPAK ka siguruar nga autoritetet evropiane kanë nxjerr nga “strofulla” biznesmenin nga Tirana. Ervin Mata ishte pjesë me grupin e djalit të Erzen Breçanit dhe kishte komunikime të vazhdueshme në rrjetin e komunikimit “SKY”.
Menjëherë pasi ndaj tij u lëshua urdhër-arrest ndërkombëtar, u publikua dhe një video e fundit e Ervin Matës nga arratia. Pamjet rrëzuan pretendimet se biznesmeni nga kryeqyteti ishte zhdukur në Bolivi dhe asgjë nuk dihej në fatin e tij, sepse vetë Ervin Mata tregonte të kundërtën në kamera.
Studentët, pas protestës përpara ministrisë së Arsimit, kanë nisur të marshojnë drejt godinës së Kryeministris...
Gjashtë shtetas të huaj janë zbuluar të fshehur në hapësirën e ngarkesës së një kamioni në Pikën e K...
Autoritetet kroate kanë bllokuar dy ngarkesa me produkte bujqësore nga Shqipëria, pasi kontrollet laboratorike kanë zbuluar nivele të l...
Një 33-vjeçar, banues në Tiranë, është ndaluar nga policia, pasi dyshohet se ka dërguar një mesazh kërcënues...
Ka përfunduar pas gati 7 orësh ndërhyrje intensive kirurgjikale operacioni për heqjen e plumbit të gomës nga syri i 28-vjeç...
Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) ka kundërshtuar propozimin e qeverisë për rritjen e TVSH-së për shërbimet e akomodimit nga 6% n...
Studentët janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit në protestën kundër qeverisë Rama. Një grafit i ve&cce...
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka shqyrtuar më datë 28 tetor kërkesat e Pro...
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Prokuroria e Beratit kërkon 12 vite burg për shtetasin R.L. dhe 9 vite burg për E.V., të akuzuar për veprën penale “Shfryt&...