AKTUALITET

Prostitucion në Berat, Prokuroria kërkon 21 vite burg për dy të akuzuarit për shfrytëzimin e një gruaje

Piranjat Përditësimi i fundit 28 October 2026, 13:23

Prostitucion në Berat, Prokuroria kërkon 21 vite burg për dy

Prokuroria e Beratit kërkon 12 vite burg për shtetasin R.L. dhe 9 vite burg për E.V., të akuzuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, të parashikuar nga neni 114/2 i Kodit Penal.

Sipas Prokurorisë, nga hetimet për procedimin penal nr. 256 të vitit 2025, ka rezultuar se dy të pandehurit kanë shfrytëzuar për prostitucion shtetasen Y.Sh., duke përfituar financiarisht nga kjo veprimtari.

Nga deklarimet e viktimës rezulton se bashkëjetuesi i saj, R.L., ishte në dijeni të aktivitetit dhe merrte paratë që ajo fitonte. Klientët, sipas saj, siguroheshin nga E.V., ndërsa të ardhurat ndaheshin përgjysmë mes dy të pandehurve.

Shtetasja ka deklaruar se ushtronte prostitucion në zonën e Dimalit, në Berat. Ajo ka pretenduar gjithashtu se R.L. dhe E.V. kishin tentuar ta dërgonin në Greqi për ta shfrytëzuar, duke kërkuar nga 500 euro në muaj secili.

Gjatë hetimeve, R.L. ka pranuar se e kishte shtyrë bashkëjetuesen të ofronte shërbime seksuale, duke përmendur gjendjen e vështirë ekonomike. Ai ka pohuar gjithashtu se, në disa raste, e kishte ndihmuar për të gjetur klientë kundrejt pagesës.

Sipas organit të akuzës, R.L. kishte një rol aktiv në këtë veprimtari, duke siguruar klientët, përcaktuar vendin ku ushtrohej prostitucioni dhe çmimet, si dhe duke përfituar të ardhura nga shërbimet seksuale.

Ndërsa E.V., sipas Prokurorisë, e kishte marrë shtetasen Y.Sh. në ambientet e klubit të tij, duke e paraqitur si valltare, me qëllim shfrytëzimin e saj për klientët që frekuentonin lokalin.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Beratit i kërkon gjykatës dënimin me 12 vite burg për R.L. dhe 9 vite burg për E.V., gjithsej 21 vite burg për dy të pandehurit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?