Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Makina përplaset me motorin në aksin Tiranë-Durrës, një i plagosur Pentagoni bën bilancin, lufta me Iranin i kushton SHBA-së 48.3 miliardë dollarë Jennifer Lopez ironizon katër martesat e saj të dështuara, fansi e lë pa fjalë me batutën Chiara Ferragni zbulon anën e errët të martesës me Fedez: “Kishte mëngjese që…” Trump, Xi, Putin/ Çfarë u vendos në samitin historik mes tre fuqive botërore? Aksident i rëndë në Vlorë, një viktimë dhe 3 të plagosur “I them tim biri se janë fishekzjarre”/ Qyteti jemenas nën rrethimin e Houthëve, banorët rrëfejnë për BBC-n... Rusia sulm me raketa në zemër të Kievit, humbin jetën 3 persona, shpërthejnë zjarret në kryeqytetin ukraina... Paraqesin rrezikshmëri të lartë për shtetin”/ BIRN: Si po e përdor krimi i organizuar teknologjinë për t’u ... Gjobë 1 milion lekë në muaj çdo filiali poste në Durrës, ja si ngriti skemën Fetah Mataj! (Dëshmitë në SPAK... Vala e defekteve teknologjike në SHBA, shkarkohet shefi i sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë “Surprizat” e motit gjatë kësaj të premteje! Reshje shiu gjatë mëngjesit, pasdite të lokalizuara në ......
SPORT

“Është fantastik”, Guardiola kurorëzon Klopp: Do rikthejë Gjermaninë te suksesi

P
Piranjat20 November 2026, 09:44 · 2 min lexim
“Është fantastik”, Guardiola kurorëzon Klopp: Do

Prej vitesh, dueli Guardiola-Klopp i dha shije dhe klas, fillimisht Bungesligës dhe më pas Premier League, dy trajnerë legjendarë që konkurruan, luftuan, për triumf dhe prestigj. Idetë e tyre mbi futbollin, respekti dhe “fair-play” i ndërsjellët e bënë dhe me të bukur këtë garë. Lidhja e fortë mes dy trajnerëve ikonë vijon edhe sot, mjafton të dëgjosh fjalët që Guardiola rezervon për trajnerin aktual të përfaqësueses Gjermane. Në një intervistë për faqen zyrtare të Bundesligës, Guardiola vlerësoi figurën e Klopp:

“Është një nga njerëzit më të mirë të botës së futbolli, aq sa nuk arrij të gjejë fjalët e duhura për të përshkruar admirimin që kam për të. Është tipi i trajnerit dhe i personit që e bën më të bukur botën e futbollit. Ai bën një punë të jashtëzakonshme. Lojtarët e tij luftojnë për çdo top, ushtrojnë një kundër presing të shkëlqyer. Kur shoh ekipet e tij duke luajtur futboll mendoj: ky është futbolli”, u shpreh Guardiola.

Sipas teknikut spanjoll, ulja e Klopp në stolin e Gjermanisë ishte zgjedhja ideale e drejtuesve të Federatës, karizma e tij dhe lidhja e fortë që krijon me lojtarët, do të rikthejë entuziazmin dhe suksesin në ekipin përfaqësues.

Në intervistën e tij për faqen e Bundesligës, Guardiola u kthye pas në kohë duke kujtuar duelet speciale me Klopp: “Jam përballur me të 1 mijë herë. Sigurisht, ka fituar më shumë herë se sa unë, por kam mësuar gjithmonë diçka të re nga përballjet me të. Nuk e di kur Gjermania do të rikthehet te trofetë, por për një gjë jam i sigurt: kur lojtarët futen në dhomat e zhveshjes mendojë: çfarë trajneri. I sigurt jam gjithashtu se me stilin e tij të lojës gjërat te Gjermania do të përmirësohen”, theksoi Guardiola i cili e mbylli intervistën e tij duke thënë: “Jemi miq”.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.