UEFA ndëshkon Kosovën për ndeshjen me Izraelin
UEFA ka shqiptuar një dënim të rëndë ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), për shkeljet e evidentuara gjatë ndeshjes së Kombëtares së Kosovës kundër Izraelit.Në vendimin e saj, UEFA e ka gjobitur FFK-në me gjithsej 42 mijë e 250 euro. Përveç dënimit financiar, organi qeverisës i futbollit ev...

UEFA ka shqiptuar një dënim të rëndë ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), për shkeljet e evidentuara gjatë ndeshjes së Kombëtares së Kosovës kundër Izraelit.
Në vendimin e saj, UEFA e ka gjobitur FFK-në me gjithsej 42 mijë e 250 euro. Përveç dënimit financiar, organi qeverisës i futbollit evropian ka vendosur edhe mbylljen e pjesshme të stadiumit për ndeshjen e ardhshme që Kosova do ta zhvillojë si vendase.
Kjo do të thotë se përballja e radhës në Prishtinë do të zhvillohet me kufizime në tribunat e stadiumit, në përputhje me vendimin disiplinor të UEFA-s.
Ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës ishin hapur disa procedura disiplinore pas ndeshjes me Izraelin, ndërsa vendimi i fundit sjell edhe pasoja financiare dhe organizative për federatën.
FFK-ja kështu do të duhet të paguajë gjobën prej 42 mijë e 250 eurosh, ndërsa në ndeshjen e ardhshme si vendase do të jetë e detyruar të zbatojë edhe masën e mbylljes së pjesshme të stadiumit.
Ndeshja u mbyll 0-0, ndërsa Kosova luajti për gjysmë ore pa Veldin Hoxhën, i cili mori karton të kuq.
Kosova e mbylli Ligën e Kombeve B në grupin e vet me 6 pikë, në pozitën e tretë. /Telegrafi/
Lexo edhe
SPORT
Guardiola për Klopp: Një nga më të mirët në botën e futbollit

Xherdan Shaqiri zbulon prapaskenat e festës me shqiponjë ndaj Serbisë në Botërorin 2018: Kishte shumë presion

Golashënuesi shqiptar Shpendi, në radarët e ekipit të Serisë A

Maran intervistë për median italiane: Shqipëria e dashuron Kombëtaren, objektivi kualifikimi në EURO 2028

Shorti i Nations League, 24 kombëtare në pritje të rivalëve, ja vazot dhe rregullat




