Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tensione para Kryeministrisë, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë, hedhin spray lotsjellës Speca me prani të lartë nikeli/ Kroacia bllokon sërish ngarkesat nga Shqipëria, hera e pestë në pak muaj Gjobë 1 milion lekë në muaj çdo filiali poste në Durrës, ja si ngriti skemën Fetah Mataj! Zbardhen dëshmitë... Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar “Jalta e re” zgjati 80 minuta/ Fituesit dhe humbësit e takimit historik mes Xi, Trump dhe Putin Skandali në Postën e Durrësit/ Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadas... Pse kryeministri kanadez shkoi në Kinë dhe nuk mori pjesë në bisedimet e sotme për Ukrainën? Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr... Rënie historike e euros, monedha europiane zbret nën 90 lekë për herë të parë U gjet në trupin e një viktime të Titanikut, ora pritet të shitet për një shumë marramendëse
SPORT

Xherdan Shaqiri zbulon prapaskenat e festës me shqiponjë ndaj Serbisë në Botërorin 2018: Kishte shumë presion

P
Piranjat19 November 2026, 20:52 · 1 min lexim
Xherdan Shaqiri zbulon prapaskenat e festës me shqiponjë ndaj

Xherdan Shaqiri ka zbuluar detaje interesante nga karriera e tij me Zvicrën, duke u ndalur te ndeshja ndaj Serbisë në Botërorin 2018. Ai ka shpjeguar arsyet e festimit me shqiponjë, presionin e madh që përjetuan lojtarët dhe ndikimin që pati kjo ngjarje në ekip.

Në intervistën për “RSI”, Shaqiri foli gjithashtu për golat ndaj Shqipërisë dhe eksperiencën e tij në Evropianët dhe Kupat e Botës.

“Goli ndaj Serbisë dhe festa me shqiponjë? Mendoj se para ndeshjes ishte shkruar shumë në media dhe kishte pasur shumë provokime, edhe gjatë ndeshjes, edhe para saj. Në fund të ditës, për mua ishte e rëndësishme që mbi të gjitha ta fitonim këtë ndeshje në aspektin sportiv. Donim të tregonim se ishim aty për futboll, jo për politikë. Natyrisht, në fund kishte edhe dimension politik”, ka thënë Shaqiri.

Ai thotë se festa me shqiponjë nuk ishte provokim.

“Por ai ishte edhe reagim emocional, sepse ishte shkruar dhe ishte provokuar shumë. Mendoj se të gjithë e tepruam pak, përfshirë edhe mediat. Shumë njerëz nuk e panë si diçka të bukur”, tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.