Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë Aksident i rëndë, gazetari sportiv përplaset nga autobusi, detajet e para Tensione para Kryeministrisë, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë, hedhin spray lotsjellës Speca me prani të lartë nikeli/ Kroacia bllokon sërish ngarkesat nga Shqipëria, hera e pestë në pak muaj Gjobë 1 milion lekë në muaj çdo filiali poste në Durrës, ja si ngriti skemën Fetah Mataj! Zbardhen dëshmitë... Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar “Jalta e re” zgjati 80 minuta/ Fituesit dhe humbësit e takimit historik mes Xi, Trump dhe Putin Skandali në Postën e Durrësit/ Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadas... Pse kryeministri kanadez shkoi në Kinë dhe nuk mori pjesë në bisedimet e sotme për Ukrainën? Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr...
SPORT

17-vjeçari me prejardhje kosovare udhëheq Australinë në triumfin 2-0 ndaj Argjentinës

17-vjeçari me prejardhje kosovare udhëheq Australinë në triumfin 2-0 ndaj Argjentinës - Sinjali

P
Piranjat19 November 2026, 23:26 · 1 min lexim
17-vjeçari me prejardhje kosovare udhëheq Australinë në

Besian Kutleshi, futbollisti me prejardhje nga Kosova, ka shkëlqyer në fitoren e Australisë 2-0 ndaj Argjentinës, në ndeshjen e parë të fazës grupore të Kupës së Botës U17.

17-vjeçari ishte kapiten i përfaqësueses australiane në këtë përballje, e zhvilluar në Doha të Katarit, ndërsa qëndroi në fushë deri në minutën e 81-të.

Kutleshi konsiderohet një prej talenteve më premtuese të futbollit australian. Ai mund të luajë në disa pozita në repartin defensiv, por ndaj Argjentinës u aktivizua në mesfushë, ku edhe udhëhoqi skuadrën me shiritin e kapitenit.

Në nivelin e seniorëve, talenti 17-vjeçar ka të drejtë të zgjedhë mes përfaqësimit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në gusht të vitit 2024, Kutleshi u bë futbollisti më i ri që debutoi për ekipin e parë të Western Unitedit, pasi kishte nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale në moshën 15-vjeçare.

Një vit më vonë, në moshën 16-vjeçare, ai luajti edhe në Ligën e Kampionëve të Azisë me Melbourne Cityn, klub ku aktivizohet aktualisht.

Pas ndeshjeve të para, Australia dhe Mozambiku kryesojnë grupin me nga tri pikë. Mozambiku siguroi fitore bindëse 4-0 ndaj Danimarkës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.