“Është kthyer në barrë për ekipin”, Ronaldo përballet me kritika edhe në Arabinë Saudite
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo po përballet me kritika edhe në Arabinë Saudite

Cristiano Ronaldo po përballet me kritika edhe në Arabinë Saudite. Pas polemikave të fundit me përfaqësuesen e Portugalisë, sulmuesi 41-vjeçar është vënë në qendër të debatit për paraqitjet e tij me Al Nassr, veçanërisht pas humbjes 3-1 ndaj Al Ahli.
Ronaldo arriti të shënonte në këtë takim, por humbi edhe një penallti, ndërsa paraqitja e tij nuk i ka bindur të gjithë. Kritikat më të forta kanë ardhur nga ish-mbrojtësi saudit Hussein Abdulghani, i cili e konsideron portugezin një problem për skuadrën në ndeshjet e vështira.
“Ne e dimë që Ronaldo ishte një lojtar i shkëlqyer, por pyetja është nëse ai është ende i dobishëm për ekipin sot, veçanërisht në ndeshjet e vështira. Shënimi i golave nuk është funksioni i vetëm i një sulmuesi. Ai nuk mund të shënojë një gol dhe më pas të bëhet barrë për ekipin për pjesën tjetër të ndeshjes”, u shpreh Abdulghani.
Ish-futbollisti shkoi edhe më tej, duke vënë në dyshim aftësinë e Ronaldos për të bërë diferencën në këtë fazë të karrierës. “Ronaldo është një lojtar i madh, por nuk mund të bëjë më diferencën”, deklaroi ai.
Në fund, Abdulghani ironizoi edhe ndjekjen e objektivit historik të 1.000 golave në karrierë nga ylli portugez. Sipas tij, tifozët e Al Nassr po presin që Ronaldo ta arrijë sa më shpejt këtë shifër, në mënyrë që kjo çështje të mos jetë më në qendër të vëmendjes.
Kështu, pavarësisht rekordeve dhe golave që vazhdon të shënojë, Ronaldo po përballet me një debat gjithnjë e më të fortë për ndikimin e tij në lojën kolektive të Al Nassr.
Lexo edhe
SPORT
Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

“Dëgjoja zëra në kokë”/ Boksieri i madh zbulon betejën me skizofreninë

Di Canio: Moreira vlen sa pesë Leao, Milani pa të në mesin e renditjes

E kërkon Roma, Trabzonspor do 22 milionë euro për Ernest Muçin!

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City

As tifozë, as gazetarë dhe as arbitra, Irani ndalon meshkujt në ndeshjet e futbollit të femrave

Alarm për Ismajlin, mbrojtësi kuqezi do mungojë disa javë

Juve, Spalleti vlerëson Zhegrovën: Ka një prekje gjeniale dhe një këmbë të majtë shkatërruese





