Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Greva paralizon Belgjikën, anulohen qindra fluturime dhe ndërpritet transporti publik Rrëfim tronditës, Tyson Fury zbulon se vuan nga skizofrenia Fatura e shtrenjtë e mbrojtjes/ Si po e gëlltit ushtria buxhetin e Shqipërisë Moti i keq, Karakaçi: 52 fidera jashtë pune, pesë avionë devijojnë nga Rinasi 11 të burgosur në Shqipëri me HIV/AIDS, Burgjet: Janë infektuar jashtë sistemit, trajtohen falas Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ish-ët e mi bëhen avokatë me pagesë të Ramës EMRAT/ Vodhën 6 biznese në Elbasan dhe Tiranë, arrestohen dy persona me precedentë penalë Përfitoi 190 mijë euro nga donacionet duke mashtruar se vuante nga leukemia, arrestohet i riu shqiptar! Ligji për Specialen, Kurti: Presim që ekspertët ta përmbyllin draftin brenda këtyre ditëve Gazment Bardhi nxjerr zbuluar Ramën: Inaguron të njëjtin shërbim dy herë, në 2023 dhe në 2026! Bie dëbora e parë në Qafë Thore, zbardhet rruga Shkodër-Theth Reforma Zgjedhore, Komisioni i Venecias dërgon dy ekspertë në Tiranë
BOTA

Greva paralizon Belgjikën, anulohen qindra fluturime dhe ndërpritet transporti publik

P
Piranjat23 November 2026, 14:33 · 3 min lexim
Greva paralizon Belgjikën, anulohen qindra fluturime dhe ndërpritet

Qindra fluturime janë anuluar dhe shërbimi hekurudhor është përballur me ndërprerje të rënda në Belgjikë, për shkak të një greve kundër masave shtrënguese ekonomike të planifikuara nga qeveria.

Greva ka paralizuar trafikun ajror në aeroportin e Zaventemit në Bruksel, si dhe në aeroportin e Charleroi-t, ku operojnë edhe kompani me kosto të ulët, si Ryanair. Në aeroportin e Brukselit nuk do të ketë asnjë fluturim në nisje apo mbërritje nga ora 07:00 deri në 21:00, për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror. Mbi 50 mijë udhëtarë pritet të preken nga anulimet dhe ndryshimet në planet e udhëtimit.

Ndërkohë, në Bruksel janë ndërprerë gjithashtu shërbimet e trenave dhe metrosë, ndërsa mijëra qytetarë pritet t’i bashkohen një marshimi protestues kundër politikave ekonomike të qeverisë. Përveç transportit, ndërprerje janë raportuar edhe në shkolla dhe shërbime të tjera publike.

Protesta vjen në një moment të vështirë politik për kryeministrin Bart De Uever, i cili ende nuk ka arritur një marrëveshje me partnerët e koalicionit për buxhetin dhe masat e shkurtimit të shpenzimeve. Në fillim të këtij muaji, mbreti Philippe refuzoi dorëheqjen e tij, duke i dhënë më shumë kohë për të negociuar me aleatët qeverisës.

 

Sindikatat kundërshtojnë shkurtimet e planifikuara, veçanërisht ato që prekin pensionet dhe sektorin e shëndetësisë. Kreu i një prej sindikatave kryesore në vend, FGTB, Bert Engelaar, deklaroi se qeveria ka alternativa të tjera përveç dobësimit të sistemit të mbrojtjes sociale, duke propozuar taksim më të drejtë të pasurisë dhe eliminimin e përjashtimeve fiskale.

Ndërkohë, sindikata CSC, përmes drejtueses Ann Vermorgen, kritikoi edhe planin për të reduktuar ditët e pushimit zyrtar, kur ato përkojnë me fundjavën.

Përplasjet brenda koalicionit lidhen edhe me qëndrimin e partisë së majtë Vooruit, e cila kërkon rritjen e taksave për të pasurit dhe më pak shkurtime në pensione dhe shëndetësi. Ajo është raportuar si e vetmja forcë politike në koalicionin pesëpartiak që ka penguar deri tani arritjen e marrëveshjes për buxhetin.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.