Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Nga shënimet te denoncimi për të birin në vitin 2024/ Si arriti policia greke te Odise Dhima Kërkesat e "pamundura" të Rusisë për paqe: Të dalë Finlanda nga NATO dhe të mbajë gjithë territoret e pusht... Brukseli ngre alarmin për korrupsionin dhe polarizimin politik në Shqipëri Berisha nga Kukësi: Studentët dhe gjimnazistët i dhanë Edi Ramës vdekjen politike pa apel Nga TikTok-u te tregu amerikan i kokainës! Ish-oficeri britanik ngre alarmin: Bandat shqiptare zgjerojnë pe... Sky News: Si kanë ndryshuar grupet kriminale shqiptare tregtinë e kokainës në Britani “Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka “, Berisha: Lista të hapura 100 përqind, të ndajmë shtetin nga partia Ukraina forcon kufirin me Bjellorusinë, vijojnë punimet për zgjerimin e fortifikimeve mbrojtëse Berisha: Çirakët e Ramës përpiqen të mbrojnë farsën! Me zgjedhje të lira, PD është fituese Bundestagu gjerman i shton kompetencat Shërbimit Federal të Inteligjencës Detaje/ Ky është 30-vjeçari që u kap me armë në Tiranë, person me precedentë penal Plas keq mes kreut të FIFA-s dhe UEFA-s, miliarda euro në lojë
BOTA

Franca reagon ndaj Izraelit për ndalimin e udhëheqësit të opozitës: Vendim demagogjik

P
Piranjat13 November 2026, 19:17 · 2 min lexim
Franca reagon ndaj Izraelit për ndalimin e udhëheqësit të

Franca ka kritikuar vendimin e Izraelit për t’i ndaluar hyrjen në vend liderit të partisë opozitare “Franca e Papërkulur” (La France Insoumise), Jean-Luc Mélenchon, dhe kryetares së grupit parlamentar të kësaj force politike, Mathilde Panot.

Reagimi i Parisit erdhi të enjten në mbrëmje, përmes ministrit të Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, i cili e cilësoi vendimin e autoriteteve izraelite si “demagogjik”, shkruan Al Jazeera.

Izraeli njoftoi se Mélenchon dhe Panot nuk janë të mirëpritur në vend, duke argumentuar se partia e tyre mban një qëndrim ekstrem kundër Izraelit dhe se drejtuesit e saj kanë bërë deklarata të ashpra ndaj shtetit hebre.

“Ky vendim demagogjik, që vjen nga një qeveri që ka shkelur vazhdimisht të drejtën ndërkombëtare, u shërben atyre që, si La France Insoumise, sigurojnë jetesën duke shfrytëzuar konfliktin izraelito-palestinez”, shkroi Barrot në rrjetet sociale.

Kryediplomati francez theksoi gjithashtu se Parisi do të vijojë të mbështesë zgjidhjen me dy shtete dhe bashkëjetesën paqësore mes popullit izraelit dhe atij palestinez.

Nga ana tjetër, autoritetet izraelite kanë akuzuar Mélenchon dhe Panot për përdorimin e deklaratave që i kanë cilësuar si “shpifje për gjak” kundër Izraelit.

Përplasja diplomatike vjen pas deklaratave të Mélenchon gjatë fundjavës, kur ai bëri të ditur se, në rast se fiton zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Francë, të parashikuara për prillin e vitit 2027, do të urdhërojë anijet franceze të shoqërojnë flotiljet që transportojnë ndihma humanitare drejt Gazës.
Më herët, ushtria izraelite ka ndërhyrë në flotilje të tilla, duke ndaluar dhe arrestuar aktivistë që merrnin pjesë në to.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme e Izraelit mbrojti vendimin për ndalimin e hyrjes së dy politikanëve francezë.

“Izraeli do t’u përgjigjet me vendosmëri atyre që kërkojnë ta dëmtojnë atë dhe nuk do të lejojë që individët që veprojnë kundër Izraelit dhe nxisin kundër qytetarëve të tij të hyjnë në vend”, thuhej në reagimin e diplomacisë izraelite.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.