Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
LIFESTYLE

Fundjavë me diell dhe temperatura 24 gradë Celsius, por java do të ketë një kthesë të motit

P
Piranjat 6 November 2026, 18:13 · 4 min lexim
Fundjavë me diell dhe temperatura 24 gradë Celsius, por java do

Kjo fundjavë pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe temperatura të ngrohta, ndërsa fillimi i javës së ardhshme do të sjellë përkeqësim të kushteve atmosferike, me reshje shiu, shtrëngata dhe erë të fortë në disa zona të vendit.

Sipas parashikimit meteorologjik, gjatë fundjavës moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, me intervale të gjata me diell dhe vranësira të pakta kalimtare, kryesisht në zonat malore.

Të martën parashikohet një përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike, por kjo situatë nuk do të zgjasë shumë. Reshjet e shiut pritet të rikthehen ditën e mërkurë, duke përfshirë pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të ditës. Temperaturat do të shënojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale dhe pritet të luhaten nga 4 deri në 23-24 gradë Celsius.

“Për fundjavën do të vijojë qëndrueshmëria e kushteve atmosferike, ku moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, pra orë të plota me diell, por nuk do të mungojnë dhe vranësira të pakta kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut, me shpejtësi deri në 8 m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës një deri në dy ballë. Për sa i përket kushteve termike, temperaturat në vlera parashikohet të jenë 4 deri në 22°C. Për sa i përket fillimit të javës dhe javës në vijim, e konkretisht ditën e hënë, pritet përkeqësimi i kushteve atmosferike. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit. Ato pritet të jenë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Ndërsa në zonën e qendrës dhe të jugut, reshjet parashikohet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra, herë pas here të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut, me shpejtësi deri në 19 m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës tre deri në pesë ballë. Ditën e martë pritet një përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike dhe rikthimi i reshjeve të shiut në mesjavë, konkretisht ditën e mërkurë.

Reshjet parashikohet të jenë prezente në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit, ndërsa në zonën e qendrës dhe të jugut pritet të jenë me shtrëngata afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Për sa i përket kushteve termike, temperaturat në vlera parashikohet të kenë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit.

 Ato parashikohet të jenë 7 deri në 23-24°C. Pritet që intensiteti i erës të jetë deri në 19 m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës tre deri në pesë ballë“, deklaroi sinoptikania Elida Maloçali, nga shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

 

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.