Gazetarja e njohur britanike Laura Kuenssberg ka zbuluar një episod të pazakontë nga karriera e saj, duke treguar se një ministër britanik dhe partnerja e tij dyshohet se i propozuan të kryenin marrëdhënie seksuale treshe gjatë një konference partiake. Rrëfimi është pjesë e librit të saj autobiografik “Pay Attention”, i cili publikohet këtë javë. Në të, gazetarja 50-vjeçare tregon se kishte shkuar në dhomën e hotelit të politikanit për një takim pune, duke besuar se në takim do të ishte i pranishëm edhe këshilltari i tij.
Por ajo që gjeti brenda dhomës ishte krejt ndryshe nga sa kishte imagjinuar. Ministri ndodhej i shtrirë në krevat, me këmishën e zbërthyer, ndërsa pranë tij ishte partnerja e tij.
Kuenssberg tregon se përfundoi pijen që kishte marrë dhe u largua menjëherë nga dhoma. Megjithatë, ajo pranon se mund ta ketë keqinterpretuar situatën, të cilën e përshkruan si jashtëzakonisht të pakëndshme.
Gazetarja ka bërë të ditur se nuk do ta zbulojë asnjëherë identitetin e ministrit në fjalë. Por ky nuk është i vetmi episod shqetësues që ajo rrëfen në librin e saj. Ish-redaktorja politike e BBC-së tregon gjithashtu se një tjetër ministër, i martuar, e kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme gjatë një mbrëmjeje në teatër. Pas këtij incidenti, ajo vendosi të ndërpriste çdo kontakt me të. Në autobiografinë e saj përmenden edhe mesazhe shqetësuese nga politikanë të ndryshëm, raste të tjera ngacmimi dhe kërcënime publike. Për shkak të këtyre të fundit, BBC kishte vendosur t'i caktonte gazetares truproja për sigurinë e saj.
Përmes librit “Pay Attention”, Kuenssberg ndan episode të panjohura nga përvoja e saj shumëvjeçare në gazetarinë politike britanike, duke përfshirë edhe situata të pakëndshme me figura të pushtetit.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
2 November14:58
Përmbytje në Rodos të Greqisë, makinat merren nga rrjedha e ujit, mbyllen shkollat
Një valë e re moti të keq ka përfshirë disa zona të Greqisë, ku reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë pritet t&eum...
BOTA
2 November14:26
Nuk e mbrojti vajzën dhe lejoi abuzimin, shtatë burgime të përjetshme për nënën. E mitura lindi fëmijë nga njerku
Një 34-vjeçare në Oklahoma të SHBA-së është dënuar me shtatë burgime të përjetshme, pasi u shpall fajto...
BOTA
2 November14:00
Nga ftesa për treshe te ngacmimi në teatër, rrëfimi tronditës i gazetares së BBC-së për ministrat britanikë
Një nga episodet lidhet me një ministër të qeverisë, i cili dyshohet se mund të ketë tentuar ta përfshinte gazetaren n&...
BOTA
2 November13:31
Trump optimist për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Sondazhet janë të manipuluara, republikanët do të dalin mirë
Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur optimist për rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit që do të mbahen më 3 n&eum...
BOTA
2 November13:15
NATO zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë
NATO po zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave të organizuara ndonjëherë, në...
BOTA
2 November13:09
Bisedë e ashpër mes Trump dhe Netanyahut, kryeministri izraelit kërkon sulme ndaj Iranit pas zgjedhjeve
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu zhvilluan të shtunën një bisedë telefonike për situat&...
BOTA
2 November12:48
10 vjet pritje për qëndrimin e përhershëm, Britania ashpërson masat ndaj emigrantëve
Britania e Madhe pritet të prezantojë ndryshime të rëndësishme në politikat e emigracionit, me masa që synojnë të a...
BOTA
2 November12:45
Aksionet e Alstom bien me 30% në bursë, problemet me projektet hekurudhore në Gjermani godasin kompaninë
Aksionet e prodhuesit francez të trenave Alstom, sot ranë deri në 30%, në bursën e Parisit. Për herë të dytë gjat&...
BOTA
2 November12:29
Evropa kërkon më shumë autonomi në hapësirë/ Kreu i ESA-së viziton Emiratet e Bashkuara Arabe, në fokus bashkëpunimi shkencor
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA), Josef Aschbacher, do të zhvillojë këtë javë një...
BOTA
2 November12:12
Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij do t’i ndalonte sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës – siç ka k...