AKTUALITET
Gjendet e pajetë në banesë 80-vjeçarja nga Pogradeci, dyshohet se kishte ndërruar jetë prej 3 ditësh

Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit. Bëhet fjalë për 80-vjeçaren Zhuljeta Ruvina, e cila, sipas informacioneve paraprake, dyshohet se kishte ndërruar jetë rreth tre ditë më parë.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë vënë re mungesën e saj dhe kanë njoftuar Policinë. Pas hapjes së derës së banesës, është konstatuar se e moshuara kishte ndërruar jetë. Mësohet se 80-vjeçarja jetonte e vetme, pasi fëmijët e saj ndodheshin jashtë shtetit.
Ndërkohë, policia po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Shkaku i vdekjes pritet të përcaktohet pas procedurave përkatëse.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
EMRI/ Prej 3 ditësh nuk kishin asnjë informacion, gjendet e vdekur e moshuara

Situatë problematike në Pukë, prej orësh pa energji elektrike, disa akse rrugore të bllokuara

Aksident i rëndë, gazetari sportiv përplaset nga autobusi, detajet e para

Theu lejen 5 ditore dhe nuk u kthye më në qeli, kapet i dënuari Alfred Hoxha

Veliaj kërkon ndërhyrje kirurgjikale në këmbë/ Ndreca: Nëse s’kurohet ka pasoja, do mbahet përgjegjësi

Tensione para Kryeministrisë, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë, hedhin spray lotsjellës

Shkëputen disa pjesë nga fasada e një pallati në Durrës/ Dëmtohet një automjet, në rrezik jeta e qytetarëve
Speca me prani të lartë nikeli/ Kroacia bllokon sërish ngarkesat nga Shqipëria, hera e pestë në pak muaj




