Veliaj kërkon ndërhyrje kirurgjikale në këmbë/ Ndreca: Nëse s’kurohet ka pasoja, do mbahet përgjegjësi
I kemi kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme tẽ Burgjeve të kryhet një diagnostikim i ri dhe potencialisht ndërhyrje kirurgjikale në këmbën e dëmtuar, Kështu është shprehur pas...

I kemi kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme tẽ Burgjeve të kryhet një diagnostikim i ri dhe potencialisht ndërhyrje kirurgjikale në këmbën e dëmtuar, Kështu është shprehur pas takimit me kryebashkiakun e Tiranës nga burgu i Fierit avokati Plarent Ndreca, teksa ka theksuar se uron që këtë herë të tregohet përgjegjësia e duhur.
Veliaj vijon të jetë nën efektin e qetësuesve për shkak të dhimbjeve ka thënë Ndreca dhe këtë herë duhet të reflektojnë për shëndetin e kryebashkiakut.
Nëse do të ketë pasoja për këmbën e Veliajt patjetër dikush duhet të mbajë përgjegjësi, ka theksuar avokati.
Ndërkohë Ndreca ka pohuar se përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të Veliaj ka ndikuar edhe te kryerja e detyrave si kryebashkiak. Kushdo që ushtron një funksion shtetëror duhet të jetë i qetë në çdo aspekt ka thënë avokati dhe fakti që nuk mjekohet dhe nuk ndërhyet ka efektet e veta edhe në ushtrimin e deryrës.
Ndreca ka pohuar gjithashtu se ka kërkuar që nesër në orën 14:30 të ketë një konsultë me një mjek të specializuar të Spitalit të Traumës dhe pritet konfirmimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Lexo edhe
AKTUALITET
Tensione para Kryeministrisë, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë, hedhin spray lotsjellës

Shkëputen disa pjesë nga fasada e një pallati në Durrës/ Dëmtohet një automjet, në rrezik jeta e qytetarëve
Speca me prani të lartë nikeli/ Kroacia bllokon sërish ngarkesat nga Shqipëria, hera e pestë në pak muaj

Shqiptari tenton t’i ikë policisë me 150 km/orë në Itali, godet efektivin dhe përfundon në pranga

"Dorëheqje, dorëheqje"/ Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, thirrje për largimin e Ramës

Bllokohet anija me karburant në portin e Durrësit, transportoi 16.8 ton më shumë se sa kishte deklaruar

Një kontroll trafiku zbulon organizatën e fuqishme kriminale shqiptare, çmontohen disa plantacione droge

“Si në diktaturë!”/ Aktivisti Aliaj: Kryeministri ka frikë, po i vjen fundi! E kanë të kotë reprezaljen policore, frika është vrarë...




