Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO/ Situatë alarmante në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mbeturinat kthehen në burim infeksioni E rëndë në Shkodër, humb jetën 34-vjeçari me detyrë elektricist  Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet ,... Mediat greke jehonë arrestimit të grabitësit të bankave/ Nga 28 grabitjet e dyshuara në Greqi te 75 mijë eu... Aksident në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua nga përplasja e dy automjeteve, vijo... Dita e 163 e revoltës! Qytetarët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu jep dorëheqjen Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergy... Përplasje mes disa automjeteve në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, policia në vendngjarje Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Veliaj në gjendje kritike Zyrtare/ Ndeshjet e radhës, Xhaka humbet Zvicrën
AKTUALITET

Gjobat ndezin tensionet në protestë, qytetari: Po kaloja në trotuar, më thanë se më kishin fotografuar

P
Piranjat 9 November 2026, 20:15 · 2 min lexim
Gjobat ndezin tensionet në protestë, qytetari: Po kaloja në

Protesta e radhës kundër qeverisë ka mbledhur këtë të hënë qytetarë, të rinj dhe studentë para Kryeministrisë në Tiranë, në vijim të tubimeve të zhvilluara gjatë ditëve të fundit. Ndërsa protestat e mëparshme janë shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe Policisë së Shtetit, mbrëmjen e sotme në fokus kanë qenë edhe masat administrative ndaj personave të pranishëm në tubim.

Rreth orës 19:45, situata është tensionuar në momentin kur efektivët e policisë kanë nisur të vendosin gjoba për disa qytetarë. Punonjësit e policisë u kanë kërkuar atyre dokumentet e identifikimit për të kryer procedurat administrative, por janë kundërshtuar nga personat e ndaluar.

Një prej qytetarëve tha se ishte ndaluar teksa po ecte në trotuar, ndërsa polici i kishte komunikuar se ishte identifikuar përmes fotografive të realizuara gjatë protestës.

“Po kaloja në trotuar dhe një punonjës policie më kërkoi mjetin e identifikimit, duke më thënë se isha fotografuar në tubim. Polici po bënte gjobën, por unë nuk ia firmosa dhe i kërkova arsyen. Më tha se isha fotografuar në tubim. Unë i thashë se kisha qenë duke kaluar në trotuar me shokët. Më ndaloi dhe më tha se isha konstatuar në foto”, rrëfeu ai.

Pas debatit me qytetarët, efektivët janë larguar nga zona.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.