Goditet grupi kriminal i drogës në Shkodër, sekuestrohen 265 kg kanabis. 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Polinomi”, pas një hetimi katërmujor nën drejtimin ...
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Polinomi”, pas një hetimi katërmujor nën drejtimin ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga Kuvendi lëshoi një lumë me akuza në drejtim të mazhorancës....
Juventusi humbi 2-0 në Genova dhe pronarët do të marrin një vendim. Humbja largoi dyshimet e fundit mbi atë çfarë ësh...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është i tillë që të ketë në ambientet e informacionit të Posa&c...
Irani po vijon kontaktet diplomatike me vendet ndërmjetësuese për të ulur tensionet, por këmbëngul se çdo marrëveshje...
Pas kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, edhe Ergys Agasi pritet të transferohet. Për transferimin e tij është firmosur urdhr...
Një vajzë e mitur me origjinë shqiptare, e cila jetonte në zonën e Raguzës, në Itali, është transferuar në nj...
Një sasi e rastësishme plasëse është konstatuar mëngjesin e sotëm pranë derës së një lokali në Kam&...
Një tragjedi e rëndë hekurudhore tronditi Spanjën, ku dy trena pasagjerësh u përplasën në jug të Madridit, duke shk...
Nga 1 janari, të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit do të përfitojnë rritje pagash. Burime bëjnë me dije ...

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Polinomi”, pas një hetimi katërmujor nën drejtimin e Prokurorisë.
Në kuadër të operacionit janë sekuestruar 265.4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe dy mina të dyshuara antitank. Katër persona janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.
Në një konferencë për mediat, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Dashamir Spaho, bëri me dije se shtatë persona dyshohet se janë të përfshirë në veprimtarinë e një grupi kriminal që merrej me prodhimin, magazinimin, paketimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike.
Në pranga kanë rënë A. S., 38 vjeç, E. R., 25 vjeç, si dhe dy vëllezërit B. K., 56 vjeç, dhe N. K., 52 vjeç. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur E. K., 58 vjeç, D. K., 23 vjeç, dhe A. M., 39 vjeç.
Si funksiononte grupi i dyshuar kriminal?
Sipas hetimeve, B. K., N. K., D. K. dhe E. K., të cilët kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin, dyshohet se merreshin me magazinimin dhe paketimin e lëndës narkotike. Ndërsa A. S., E. R. dhe A. M. dyshohet se organizonin transportin dhe shitjen e saj brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Ndërhyrja e policisë u krye në lagjen “Guraj”, në Malësinë e Madhe, ku u ndalua një automjet tip “Volkswagen Passat”, i drejtuar nga 25-vjeçari E. R.
Gjatë kontrolleve në automjet dhe në banesat e dy vëllezërve të arrestuar, efektivët gjetën dhe sekuestruan 265.4 kilogramë kanabis, të përgatitur dhe të paketuar për shitje e trafikim.
Zbulohen edhe dy mina të dyshuara antitank
Kontrollet vijuan edhe në një sipërfaqe toke në pronësi të 56-vjeçarit B. K., ku u zbuluan dy mina të dyshuara antitank. Mjetet shpërthyese iu dorëzuan shërbimeve xheniere të Forcave të Armatosura për ekzaminime të mëtejshme.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu shtatë telefona celularë dhe gjashtë automjete, të cilat, sipas hetimeve, dyshohet se përdoreshin për transportimin e lëndës narkotike.
Sipas Policisë së Shkodrës, personat e përfshirë kanë precedentë të mëparshëm kriminalë në fusha të ngjashme.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është i tillë që të ketë në ambientet e informacionit të Posa&c...
Pas kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, edhe Ergys Agasi pritet të transferohet. Për transferimin e tij është firmosur urdhr...
Një vajzë e mitur me origjinë shqiptare, e cila jetonte në zonën e Raguzës, në Itali, është transferuar në nj...
Një sasi e rastësishme plasëse është konstatuar mëngjesin e sotëm pranë derës së një lokali në Kam&...
Nga 1 janari, të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit do të përfitojnë rritje pagash. Burime bëjnë me dije ...
Një protestë është njoftuar nga studentët ditën e sotme në orën 09:30 para parlamentit. Ndryshe nga ditët e tjera,...
Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit “The Wanted”, duke ekstraduar nga Frankfurti i Gjermanisë dr...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me 82.2 lekë. Ndërkoh...
Lufta e Dytë Botërore nuk ndryshoi vetëm kufijtë dhe fatet politike të vendeve. Ajo ndërhyri edhe në jetën e përdi...
Hekurudha Shqiptare dhe Albgaz, dy kompani shtetërore që operojnë në sektorë strategjikë të ekonomisë, vijojnë t&e...