Tragjedia në Spanjë me 68 viktima! Çfarë dimë deri tani dhe si dështoi sistemi i sigurisë
Një tragjedi e rëndë hekurudhore tronditi Spanjën, ku dy trena pasagjerësh u përplasën në jug të Madridit, duke shk...
Një tragjedi e rëndë hekurudhore tronditi Spanjën, ku dy trena pasagjerësh u përplasën në jug të Madridit, duke shk...
Nga 1 janari, të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit do të përfitojnë rritje pagash. Burime bëjnë me dije ...
Një protestë është njoftuar nga studentët ditën e sotme në orën 09:30 para parlamentit. Ndryshe nga ditët e tjera,...
Evropa po përballet me një valë të re rritjeje të çmimeve të energjisë, duke rikthyer kujtimet e krizës së v...
Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit “The Wanted”, duke ekstraduar nga Frankfurti i Gjermanisë dr...
Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që kërkon heqjen e embargos ekonomike, t...
Polemikat rreth Kylian Mbappé-së në Kinë nuk janë shuar, pavarësisht kërkim-faljes së sulmuesit të Real Madridit...
Interi dhe Milani janë gati të zbulojnë projektin e stadiumit të ri që do të ndryshojë të ardhmen e futbollit në q...
Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo përherë të tjerët do t&rsquo...
Gazetarja Klodiana Lala, foli për ecurinë e hetimeve ndaj Belinda Ballukut, afatet ligjore dhe dyshimet për tendera me vlerë mbi 1 miliard e...
Një tragjedi e rëndë hekurudhore tronditi Spanjën, ku dy trena pasagjerësh u përplasën në jug të Madridit, duke shkaktuar të paktën 68 viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, treni shtetëror Renfe u përplas me pjesën e pasme të një treni të kompanisë private Iryo, i cili kishte mbetur i ndaluar në shina. Përplasja bëri që disa vagonë të dilnin nga shinat, duke vështirësuar operacionet e shpëtimit.
Në qendër të hetimeve janë një problem i mundshëm në sistemin kompjuterik dhe vendimet e qendrës së kontrollit për lejimin e rifillimit të lëvizjes së trenave pa kufizime shpejtësie.
Regjistrimet audio të komunikimeve mes kontrollorëve dhe drejtuesve duket se tregojnë se treni Iryo kishte raportuar se ishte i ndaluar dhe se kishte probleme me sistemin e sigurisë, ndërsa treni Renfe vijoi udhëtimin. Këto të dhëna kanë ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën sesi u menaxhua situata përpara përplasjes.
Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta dhe për të identifikuar përgjegjësit e mundshëm. Kryeministri Pedro Sánchez ka premtuar zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke theksuar se çdo neglizhencë apo mangësi në sistemin e sigurisë do të trajtohet me seriozitet.
Ndërkohë, ekipet e emergjencës vijojnë punën për identifikimin e viktimave dhe ndihmën ndaj të plagosurve, ndërsa Spanja ka shpallur tri ditë zie zyrtare. Deri në përfundimin e hetimeve, shkaku përfundimtar i tragjedisë mbetet i paqartë.
Evropa po përballet me një valë të re rritjeje të çmimeve të energjisë, duke rikthyer kujtimet e krizës së v...
Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që kërkon heqjen e embargos ekonomike, t...
Ky është momenti i frikshëm kur një shofer humbi kontrollin e makinës së tij Tesla, u përplas me një mur dhe përfun...
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që kërkon përfundimin e embargos ekonomike, tregtare dhe fin...
Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të hapur mundësinë e përfshirjes në përpjekjet për krijimin e një qev...
Tre vëllezërit Alexander, mes tyre dy manjatë të pasurive të paluajtshme, janë dënuar me nga 30 vite burg secili në SHBA...
Policia ka arrestuar dy shtetas bjellorusë të dyshuar për planifikim sabotimi në Gjermaninë jugore , njoftoi sot Zyra e Prokurorit Publ...
Lëvizja e mbështetur nga studentët në Serbi, e cila sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare ka mposhtur Partinë Pro...
Britania e Madhe ka dislokuar në thellësi të oqeaneve tre nga katër nëndetëset që përbëjnë forcën e saj p...
Miliona familje britanike do të marrin nga 100 paund (132 dollarë) këtë dimër për të përballuar faturat e energjisë...