Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Shqiptarët u ngritën kundër korrupsionit, por Rama thotë se s’do largohet”/ Revista e famshme amerikane Th... Protestuesit marshim në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga pas ‘Dorëheqje, dorëheqje’! Policia krijon ‘gardh’, tenton të largojë protestuesit nga bulevardi Demokratët nisin hetimet ndaj ish-ambasadores amerikane në Greqi: Ruaj dokumentet dhe komunikimet!  Protesta zhvendoset te Kuvendi, digjen kazanët e plehrave, policia rrethon godinën Aksident në Tiranë, makinat përplasen “kokë më kokë” pranë Tajvanit A do t’i përballojnë kanalizimet shirat e këtij dimri? IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit Tre kompani sigurimi rrezikojnë të dalin nga tregu Ekstradohet nga SHBA Valentin Ftoni, i dënuar dy herë me nga 25 vite burg për tri vrasje në Shkodër “I paguaj rrogë ministrit”/ Kush është ‘Visi i Peqinit” i njohur si “Capo dei capi” i botës së krimit... “Po na kap korrenti njerëzit çdo ditë, ju shihni flokët me xhel”/ Korreshi: O Karakaç, treni ty ty ty? U rr... E pazakontë në Tiranë/ 24-vjeçarja bie nga dritarja e pasme e taksisë, ndalohet nga policia shoferi
BOTA

Goditje e re për opozitën në Turqi, kryebashkiaku i Stambollit dënohet me 2 vite të tjera burg

P
Piranjat18 November 2026, 21:16 · 3 min lexim
Goditje e re për opozitën në Turqi, kryebashkiaku i Stambollit

Një gjykatë turke dënoi të mërkurën kryetarin e burgosur të Stambollit dhe kandidatin presidencial Ekrem Imamoglu me dy vjet e një muaj burg dhe i vendosi atij një ndalim politik për manipulim të dyshuar të votave në kongresin e Partisë Republikane Popullore, CHP, në vitin 2023.

Tetë të pandehur të tjerë, përfshirë kryetarin e provincës së Stambollit të Partisë së Re, Ozgur Celik, morën të njëjtin dënim, ndërsa tre të tjerë u liruan nga akuzat. Ndalimet nuk do të hyjnë në fuqi nëse dënimet nuk mbështeten në apel.

Çelik kritikoi procedurat, duke përmendur lirimin nga akuzat të kryetarit të bashkisë së Izmirit, Cemil Tugay, një ish-politikan i CHP-së i cili së fundmi iu bashkua Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, AKP, të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

“U tha se Ozgur Celik dhe Cemil Tugay po shpërndanin para te delegatët”, i tha Celik gjykatës.

“Cemil Tugay lirohet nga akuzat, ndërsa Ozgur Celik merr një dënim me burg dhe një ndalim politik. Çfarë lloj sistemi të dyfishtë drejtësie është ky? A duhet që dikush në këtë vend të tradhtojë kauzën e tij dhe të kalojë te AKP-ja për t’u liruar nga gjykata?”, tha ai më tej.

Partia e Re u themelua në korrik nga Ozgur Ozel dhe 90 ligjvënës të tjerë që u larguan nga CHP pasi një gjykatë anuloi kongresin e vitit 2023 që zgjodhi Ozel kryetar dhe rivendosi në detyrë paraardhësin e tij, Kemal Kilicdaroglu.

Vendimi i së mërkurës është dënimi i dytë me burg që mbart një ndalim politik të vendosur ndaj Imamoglut. Dënimi i parë ishte për fyerje të një zyrtari publik.

Ndërkohë, Imamoglu është në gjyq në rastin shumë më të madh të korrupsionit në Bashkinë e Stambollit. Prokurorët e akuzojnë atë për drejtimin e një organizate kriminale dhe kryerjen e veprave penale duke përfshirë ryshfet, mashtrim, pastrim parash dhe manipulim ofertash, duke kërkuar 2,352 vjet burg.

Imamoglu dhe Partia e Re i mohojnë të gjitha akuzat. Gjyqi, që përfshin më shumë se 400 të pandehur, mbetet ende në vazhdim.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.