Pamje të rënda/ Vëllai i Jeffrey Epstein publikon fotot e autopsisë. Kërkon hetim për vrasje

Vëllai i miliarderit të dënuar për abuzim seksual me të mitur, Jeffrey Epstein, ka publikuar një seri fotografish nga autopsia e tij, duke kërkuar gjithashtu që të zhvillohet një “hetim i vërtetë për vrasje”.
Veprimi i Mark Epstein vjen pas deklaratave të ekspertit mjeko-ligjor Michael Baden, i cili pretendon se provat tregojnë se vdekja e Jeffrey Epstein në një qeli burgu në Manhattan, në vitin 2019, nuk ishte pasojë e vetëvrasjes me varje, siç thuhet në versionin zyrtar.
Shumë prej fotografive janë jashtëzakonisht të rënda dhe tronditëse, thekson gazeta New York Post.
Sipas ekspertit mjeko-ligjor Freeman, materialet filmike dhe fotografike tregojnë se plagët në trupin e Epstein nuk mund të jenë shkaktuar nga vetëvrasja.
“Kjo lë në tryezë vetëm mundësinë e vrasjes”, deklaroi ai.
“Duhet të pyesim veten se kush e vrau dhe kush urdhëroi vrasjen e tij? Pse po e mbulon këtë çështje Departamenti i Drejtësisë? Kë po mbrojnë?”, u shpreh Freeman, duke shtuar se një organ i pavarur duhet të kryejë një hetim të vërtetë për vrasje.
Sipas New York Post, Freeman thotë se ka kaluar një vit duke shqyrtuar gjetjet e autopsisë. Ai pretendon se shenjat në qafën e Epstein dëshmojnë se ka pasur një përleshje dhe, për rrjedhojë, bëhet fjalë për vrasje me mbytje.
Ndër të tjera, ai pretendon se shenjat e litarit në qafën e Epstein nuk janë të lëmuara, siç ndodh në rastet e vetëvarjes.
“Besoj se provat përputhen me versionin e një sulmi dhe mbytjeje nga prapa, duke përdorur të njëjtin mjet me të cilin ai u gjet i varur”, deklaroi eksperti.
Freeman pretendon gjithashtu se ka vërejtur shenja thonjsh mbi gjurmët e litarit.
Nga ana tjetër, në autopsinë fillestare, të kryer nga doktoresha Christine Roman, nuk u konstatuan shenja përleshjeje dhe as prova që të tregonin për vrasje. Ajo përjashtoi mundësinë e mbytjes apo praninë e shenjave të tjera të dhunës në trupin e tij.
“Ka ardhur koha që opinioni publik ta rishikojë këtë çështje”, thekson Freeman për një dosje që vijon të ngrejë pikëpyetje dhe që, sipas tij, përmban ende elemente të rëndësishme të pazbardhura.
Pretendimet e ekspertit Freeman paraqiten si qëndrimi i tij dhe nuk përbëjnë një përfundim të konfirmuar zyrtarisht se Epstein u vra. /PiranjatNews/




Lexo edhe
BOTA
Zbulimi makabër në shtëpinë e 65-vjeçarit/ Nga kafazet me kafshë të ngordhura te trupi i pajetë i fshehur në frigorifer

Demokratët fitojnë edhe Alaskën, thellojnë rezultatin në Senat pas numërimit që zgjati dy javë

"Jeni përfshirë direkt në luftë"/ Ukraina fut në "sherr" Rusinë dhe Francën

Të përfshirë shqiptarë nga Kumanova, zbardhet skema e dyshuar për vrasjen e biznesmenit hebre në Greqi

Lufta në Ukrainë zhvendoset nën tokë, ushtarët jetojnë prej shtatë muajsh në një tubacion sovjetik gazi për t’u shpëtuar dronëve...





