Guterres: E vështirë të jesh optimist për përfundimin e luftës në Ukrainë
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres deklaroi sot se “është e vështirë të jesh optimist” për përfundimin e luftës në Ukrainë, ndërsa bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushte

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres deklaroi sot se “është e vështirë të jesh optimist” për përfundimin e luftës në Ukrainë, ndërsa bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushte.
Pas takimit me liderët e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Manila, Guterres vuri në dukje vuajtjet e shkaktuara nga konfliktet në mbarë botën.
“Në mbarë botën shohim konflikte që po shkaktojnë vuajtje të mëdha njerëzore, nga Gaza, Jemeni dhe kriza më e gjerë në Lindjen e Mesme, deri te Ukraina, Sudani dhe vende të tjera”, tha ai.
Duke folur për mundësitë e përfundimit të luftës në Ukrainë, Guterres u shpreh: “Për të qenë i sinqertë, është e vështirë të jesh optimist kur përballesh me një situatë që tashmë ka zgjatur prej gati pesë vitesh. Mendoj se është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se objektivi ynë është një armëpushim i menjëhershëm dhe pa kushte”.
“Armëpushimi duhet të hapë rrugën për një proces paqeje që garanton respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe, rrjedhimisht, respektimin e integritetit territorial të Ukrainës. Kjo është paqja e drejtë për të cilën po luftojmë”, theksoi ai.
Zyrtarë rusë dhe ukrainas zhvilluan javën e kaluar në Abu Dabi bisedimet e para të paqes pas tetë muajsh, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por nga takimi nuk u njoftua asnjë përparim i rëndësishëm.
Lexo edhe
BOTA
Franca kërkon sanksione nga BE-ja kundër Iranit për shkak të sulmit kibernetik ndaj 700 supermarketeve

Bullgari, shpëtohet ekuipazhi i anijes së mallrave që u përmbys në Detin e Zi

Ndryshoi pamjen dhe mori identitetin e motrës, si u zbulua grabitësi në Turqi

Paralajmëron afrimin me BE-në/ Kryeministri britanik rikthen debatin për Brexit-in: Kemi humbur më shumë sesa kemi fituar!

OBSH zbulon shifrat tronditëse: 39 milionë viktima në 25 vite! Antibiotikët po humbasin efektin





