Erion Braçe ndryshon sërish mendje/ Një ditë tërhiqet, tjetrën rikthehet në garën për Bashkinë e Tiranës: Dua të bëhem kryetar

Erion Braçe duket se nuk e ka ende të qartë nëse do të jetë apo jo pjesë e garës për Bashkinë e Tiranës. Pas informacioneve se kishte hequr dorë nga ambicia për të kandiduar, deputeti socialist ka reaguar sërish, duke sqaruar deklaratat e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste.
Braçe thotë se nuk ka hequr dorë nga kërkesa për një proces politik që të përfundojë me votimin e socialistëve për kandidatin e ardhshëm për Tiranën. Megjithatë, ai thekson se nuk ka ambicie për të qenë pjesë e një procesi të ri për përzgjedhjen e emrit të kandidatit dhe se nuk kërkon një post në Bashkinë e Tiranës apo në qeveri.
Një qëndrim që vjen pas raportimeve për tërheqjen e tij nga gara, duke shtuar paqartësinë rreth ambicies së Braçes për drejtimin e kryeqytetit.
Reagimi i plotë
#FJALAIME
VAZHDOJNE!
Nuk heqin dore!
VRIMAT ONLINE VAZHDOJNE TE QELLOJNE CILINDO QE KANE NE SHENJESTER PER TA EKZEKUTUAR!
MUA PATJETER, JAM SHENJESTER E SUGJERUAR!
Cfare thote nje VRIME dhe TUBI i lidhur me te sot;
KTHESA E ERION BRACES, HEQ DORE NGA KANDIDIMI PER TIRANEN! (Konsideratat per keta i keni ne video)
Po ndaj me ju, cfare kam thene ne ASAMBLE;
Kam kerkuar dhe i qendroj deri ne fund, nevojes per NJE PROCES POLITIK qe perfundon me zgjedhje-votim te socialisteve e jo vetem per KANDIDATIN E PARTISE SOCIALISTE PER BASHKINE E TIRANES; kam theksuar se kjo NJK ESHTE NEVOJE E IMJA PERSONALE, por eshte nevoje e PS per te ndryshuar menyren se si merr vendime; reflekton faktin qe une e has perdite neper Tirane-por jo vetem, socialistet ndihen te harruar, lene menjane, te braktisur, te pa perfshire, pa mundesi per te pyetur e marre pergjigje per gjera te medha, shume me keq edhe per gjera te vogla, pa fuqi vendimmarrese.
Nisur nga kjo kam kerkuar proces politik dhe njohje si legjitime te ambicies se cilitdo socialisti, te majti, anetari te shoqerise civile qe e sheh PS si nje instrument te vlefshem, qe ka nje projekt politik, ekonomik, fiskal, social, urban, mjedisor qe ndryshon menyren se si qeverisen qytetet tona, duke nisur nga Tirana; per kete, propozova aty qe te pakten ne BASHKITE E MEDHA QENDER QARKU, te kete nje proces te tille.
POOO, UNE NE NJE PROCES TE TILLE DO JEM PJESE;
Poooo kam thene qe une nuk kam ambicie me te jem pjese e nje procesi te ri njoftimi te emrit te kandidatit.
KJO ESHTE E VERTETA!
KETE KAM THENE NGA DITA 1 DHE KESAJ I QENDROJ!
Kjo eshte nevoja dhe nuk eshte nevoje personale per nje karrige; e thashe aty e do vijoj ta them sic eshte: une pelqej e dua punen e kryetarit te bashkise; nuk dua nje stad te ri vaniteti, karriere etj; NUK KAM AMBICIE PER TE, AS NE QEVERI E AS NE CILENDO BASHKI!
Lexo edhe
POLITIKE
‘Balla të përgjigjet para ligjit për gjuhën denigruese ndaj Vokshit’/ Kalaja: Do ta çojmë deri në fund procesin

Berisha: Nëpër studio janë tërbuar kundër meje sepse mafia po e ndjen që po vjen ligji në pushtet

Përplasjet e Ramës me Veliajn e Spiropalin/ Berisha: Ata që e konsiderojnë kryeministrin si të keqen më të madhe, të bashkohen për ta lar...

“Lubia kishte hapur zyrë në SPAK”/ Berisha: Rama 60% aksioner në dosjen Balluku

“Sara Mila, kriminele elektorale! Të dorëzojë mandatin”/ Berisha: Urdhëroi bandat të rrihnin kryebashkiakë





