Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Erion Braçe ndryshon sërish mendje/ Një ditë tërhiqet, tjetrën rikthehet në garën për Bashkinë e Tiranës: D... Dëmtohet Edon Zhegrova, shqetësim edhe për Juventusin Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, Prokuroria e Beratit ia kalon dosjen SPAK-ut Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, Prokuroria e Beratit ia kalon dosjen SPAK-ut ‘Balla të përgjigjet para ligjit për gjuhën denigruese ndaj Vokshit’/ Kalaja: Do ta çojmë deri në fund proc... Garda Civile godet bandën shqiptare të vilave luksoze, hetimet zbulojnë aktivitet në disa qytete të Spanjës... Nuk ndalen gjobat ndaj protestuesve, 23 masa administrative “Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën Kënga nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së, reagon deputetja Marjana Koçeku: I detyrohen popu... Berisha: Nëpër studio janë tërbuar kundër meje sepse mafia po e ndjen që po vjen ligji në pushtet Lëvizte me pistoletë në brez, arrestohet 23-vjeçari në Vlorë VIDEO/ Kaos në aeroportin e Uashingtonit, male me valixhe pas tri ditësh bllokim të fluturimeve në SHBA
BOTA

Jordania bllokon aplikacionin Telegram pas një sulmi vdekjeprurës në kishë, për të parandaluar ekstremizmin

Jordania ka vendosur të bllokojë aplikacionin e mesazheve Telegram, në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e ekstremizmit dhe radikalizimit

P
Piranjat16 November 2026, 12:20 · 1 min lexim
Jordania bllokon aplikacionin Telegram pas një sulmi vdekjeprurës

Jordania ka vendosur të bllokojë aplikacionin e mesazheve Telegram, në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e ekstremizmit dhe radikalizimit përmes platformave dixhitale.

Sipas Drejtorisë së Sigurisë Publike, vendimi synon forcimin e sigurisë dixhitale dhe parandalimin e aktiviteteve të paligjshme online, përfshirë krimin kibernetik, kërcënimet, shantazhin dhe përhapjen e përmbajtjeve ekstremiste.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se sa do të zgjasë bllokimi dhe as nëse masa lidhet drejtpërdrejt me një incident të caktuar.

Megjithatë, vendimi vjen pas sulmit të 23 tetorit ndaj pjesëmarrësve në një funeral në një kishë ortodokse greke në provincën e Karakut, ku humbën jetën nëntë persona dhe u plagosën 34 të tjerë.

Të dielën, Gjykata e Sigurisë Shtetërore dënoi me vdekje tre persona, të shpallur fajtorë për organizimin dhe kryerjen e sulmit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.