Historia e pazakontë në Spanjë, si ia doli shoferi të kalonte 16 vite pa paguar autostradën
Një histori e pazakontë vjen nga Spanja, ku një shofer pretendon se ka kaluar për 16 vite me radhë nëpër pikat e pagesës së autostradës pa paguar asnjë cent

Një histori e pazakontë vjen nga Spanja, ku një shofer pretendon se ka kaluar për 16 vite me radhë nëpër pikat e pagesës së autostradës pa paguar asnjë cent.
Burri, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, jetonte në Pontevedra dhe udhëtonte çdo ditë drejt Vigos për të shkuar në punë, por tarifa e autostradës i merrte rreth 10% të pagës së tij.
Për të shmangur pagesën, ai kishte gjetur një mënyrë të veçantë: ndalonte në kabinë, deklaronte se nuk kishte para dhe kërkonte të vazhdonte rrugën, duke pretenduar se kishte të drejtën e kalimit. Kur punonjësit i kërkonin të firmoste një deklaratë për mospagesën, ai refuzonte ta bënte këtë dhe këmbëngulte që të lejohej të kalonte.
Ai e paraqiste këtë veprim si protestë ndaj tarifave të autostradës, duke pretenduar se kostoja e ndërtimit të saj ishte mbuluar prej kohësh nga pagesat e qytetarëve dhe se nuk kishte më arsye që kompania të vazhdonte ta administronte atë përmes koncesionit. Sipas rrëfimit të tij, kompania administruese e autostradës, AUDASA, nuk kishte ndërmarrë masa ndaj tij për tarifat e papaguara deri në vitin 2012, kur historia u bë publike.
Ndërkohë, rregullat në Spanjë janë të qarta: në autostradat me pagesë, drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të paguajnë tarifën, ndërsa mospagesa konsiderohet shkelje.
Në vitin 2026, kalimi për një automjet joluksoz në itinerarin Pontevedra–Vigo kushton 5.05 euro, pa llogaritur zbritjet e mundshme.
Lexo edhe
BOTA
“Të mashtrojmë Zotin”, vajza e Putin planifikon krijimin e vaksinës që “do mposhtë plakjen”

VIDEO/ Turistët shkatërrojnë statujën e Jezu Krishtit në Lituani, e shkëputin nga kryqi dhe largohen duke qeshur

“Britania dhe Franca të heqin mbrojtjen bërthamore për aleatët evropianë”, zbardhen kushtet e Moskës për përfundimin e luftës në Ukrainë...

“Jam një copë m*t, nuk më intereson më”, fjalët tronditëse të themeluesit të Nvidia-s në orët e fundit para largimit

Zelensky zbulon propozimin e SHBA-së: Ukraina të tërhiqet nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO





