Mesazhi i studentëve: Donte diktatura që të ikte, por Edi Rama nuk e linte

Një mesazh i shkruar me spray të kuq në murin e një ndërtese në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe mediave. Fjalët “Donte diktaturën që të ikte, por Edi Rama nuk e linte” janë bërë simbol i zemërimit të studentëve që prej më shumë se 168 ditësh protestojnë pa ndërprerje kundër qeverisë, raporton Piranjat News.
Mesazhi, i gjetur në një rrugë të qytetit, pasqyron qartë ndjenjën e shumë të rinjve: se diktatura e vjetër u largua, por një formë e re e kontrollit dhe arrogancës pushtetare vazhdon nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama. Studentët e kanë cilësuar largimin e tij si kusht të panegociueshëm, duke refuzuar vazhdimisht ftesat për dialog që qeveria i ka hedhur si kurth për të zbutur revoltën.
Protestat studentore, që nisin me kërkesa për kushte më të mira në arsim, tarifa më të ulëta dhe perspektivë për të rinjtë, janë shndërruar në një lëvizje të gjerë kundër qeverisjes së Ramës. Thirrjet “Rama jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri” dhe “Studentët kërkojnë revolucion” dëgjohen çdo të mërkurë dhe të shtunë para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë. Bojkoti i mësimeve vazhdon, ndërsa policia vazhdon të gjobisë dhe të ndëshkojë të rinjtë edhe në tubime paqësore.
Në këtë kontekst, Piranjat News ka fotografuar një tjetër mesazh të shkruar nga studentët kundër Edi Ramës. Ky mesazh i dytë, i kapur nga kamerat e mediave, tregon se zemërimi nuk është episodik, por i thellë dhe i përhapur. Studentët nuk po kërkojnë më vetëm përmirësime në arsim – ata po denoncojnë atë që e shohin si një sistem të kapur, ku zëri i të rinjve shtypet dhe ku pushteti refuzon të largohet.
Mesazhi në mur nuk është thjesht graffiti. Është një akt i qartë proteste. “Donte diktaturën që të ikte, por Edi Rama nuk e linte” – fjalë që flasin për një brez që nuk pranon më të jetojë nën hijen e një pushteti që pretendohet demokratik, por sillett si i paprekshëm./ Piranjat News
Lexo edhe
POLITIKE
“1 mijë orë filmime erotike dhe korruptive me socialistë”, Pandeli Majko bën paralajmërimin “bombë” në Asamble

Akuzat e Veliajt, Rama në Asamble: Bisedat me Toni Gogun i ka sajuar, Ndreca gënjeshtar! Të ikë nga partia e të bëjë avokatin

“Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”, Marjana Koçeku kritikon Ramën: Sa ma parë dorëheqje, aq ma mirë...

Balluku “bën paqe” me Ramën: Jemi familje e madhe

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash nuk duhet të na shpërqendrojë nga objektivi i anëtarësimit në BE

Asambleja e PS/ Nesho: Një diktator që po i rrëshket pushteti

Spiropali thumbon Ballukun në Asamble: Na vijnë te dyert e familjeve kur flasim për “shefen"

"Pa mua jeni një m..." - Të pathënat e asamblesë së socialistëve, Rama lëshoi një sërë fyerjesh, deputetët ulën kokën





