U përjashtua nga Policia e Shtetit pas konflikteve me qytetarët/ Polici problematik rikthehet në detyrë dhe qarkullon me makinën private me logon e Policisë!

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat News lidhur me një punonjës të Policisë Bashkiake Berat, Qirjako Nazarko, i cili sipas denoncuesit është përjashtuar më herët nga Policia e Shtetit dhe më pas është emëruar në Policinë Bashkiake. Denoncuesi ngre shqetësime për disa konflikte të tij me qytetarë, ndërsa pamjet e siguruara nga Piranjat News tregojnë se punonjësi qarkullon me automjetin e tij personal, të pajisur me logon e Policisë Bashkiake Berat.
Sipas materialeve të mbërritura në redaksinë e Piranjat News, gjatë vitit 2025 dhe 2026 janë raportuar disa episode përplasjesh mes punonjësit dhe qytetarëve, përfshirë edhe përplasje fizike. Këto raste janë pjesë e shqetësimeve të ngritura nga denoncuesi, i cili kërkon verifikimin e tyre nga institucionet përgjegjëse. Por një tjetër çështje ngre pikëpyetje dhe kërkon shpjegim nga autoritetet.
Pamjet e siguruara nga Piranjat News tregojnë se polici përdor automjetin e tij personal, të pajisur me logon e Policisë Bashkiake Berat, me të cilin qarkullon në qytet.
Përdorimi i shenjave identifikuese të një institucioni publik në një automjet privat ngre pikëpyetje mbi ligjshmërinë dhe autorizimin për një veprim të tillë. Kush e ka lejuar vendosjen e logos? A është automjeti i autorizuar për këtë përdorim dhe mbi çfarë baze ligjore?
Piranjat News kërkon transparencë edhe për rikthimin e këtij punonjësi në detyrë, duke qenë se ndaj tij janë ngritur shqetësime dhe janë depozituar denoncime për konflikte me qytetarët. A janë marrë masa administrative apo disiplinore? A është verifikuar përdorimi i automjetit privat me logon e institucionit?
Qytetarët kanë të drejtë të informohen, ndërsa institucionet kanë detyrimin të sqarojnë nëse rregullat dhe ligji po zbatohen njësoj për të gjithë.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Spitalet shqiptare do të më linin dy fëmijë jetimë”, rrëfimi prekës i gruas me kancer në protestë

Policia blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit i ndjekin nga pas

Protestuesit qëllojnë me gurë drejt Kryesisë së Kuvendit/ Policia nis shoqërimet e disa qytetarëve

Italiania rrëfen tmerrin në klinikën dentare në Tiranë: Protezat m’i ngulën me çekiç

1.7 tonë kokainë të fshehura në trungje druri kapen në Spanjë, në pranga një shqiptar





