Gjenden 3 automjete të vjedhura, policia: Do përdoreshin për ngjarje kriminale

Policia ka sekuestruar tre automjete të vjedhura në zonën e Fushë-Mamurrasit, në Kurbin, dhe në Borizanë, në Krujë. Automjetet dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve kriminale.
Sipas policisë, dy prej automjeteve janë vjedhur më 13 nëntor 2026, në Mallakastër, ndërsa automjeti i tretë është vjedhur më 13 shtator 2026, në Divjakë.
Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi edhe sende të tjera, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për realizimin e vjedhjeve.
Policia bën me dije se gjatë fazës së parë të operacionit “Hija e Natës” janë zbardhur pesë raste të vjedhjes së automjeteve. Në atë fazë u arrestua njëri prej autorëve të dyshuar, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rasteve dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Lexo edhe
AKTUALITET
Ujësjellësi i Korçës “i krimbur” në borxhe, 29.5 milionë euro kredi pa asnjë këst të shlyer

Lagështira kërcënon Amfiteatrin e Durrësit, nisin punimet restauruese

Skandali i dopingut/ Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria nuk ia pranon

“Një muaj në birucë, të lidhur me hekura”/ Letra për Hysni Kapon që zbulon torturat dhe abuzimet në burgjet e komunizmit

Tirana në maratonë, 5,800 pjesëmarrës dhe kufizime në qarkullim deri në orën 16:00





