Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
POLITIKE

“I ftoj të bashkohemi që nesër”/ Berisha hap derën për Lapajn, Shehajn dhe Qorin

P
Piranjat 3 November 2026, 22:45 · 3 min lexim
“I ftoj të bashkohemi që nesër”/ Berisha hap

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur i gatshëm të ulet në bisedime me drejtuesit e forcave të tjera opozitare, përfshirë Arlind Qorin, Agron Shehajn dhe Adriatik Lapajn, me qëllim krijimin e një fronti të përbashkët kundër qeverisë së Edi Ramës. Berisha u pyet për mundësinë e bashkimit me partitë e reja opozitare, të cilat kanë shprehur rezerva për një bashkëpunim me PD-në për sa kohë ai qëndron në krye të saj.

Referuar sondazheve të fundit dhe rezultatit që opozita mund të marrë në Tiranë, Fevziu e vuri Berishën përballë nevojës për një formulë bashkëpunimi. Kreu i PD-së deklaroi se është i gatshëm t’i ftojë sërish këta aktorë politikë, duke këmbëngulur se bashkimi duhet të bëhet me këdo që synon largimin e Ramës nga pushteti.

“Bashkohem… Armiku i armikut tim është aleat kundër armikut kryesor. Bashkohemi që nesër, me cilindo që bashkohet që të largojmë Edi Ramën nga pushteti”, u shpreh Berisha.

I pyetur se çfarë është i gatshëm të ofrojë për të mundësuar këtë bashkim, përfshirë edhe mundësinë e tërheqjes nga kandidimi për kryeministër, Berisha nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë për dorëheqjen. Ai solli në vëmendje një episod të vitit 1992, kur sipas tij kishte marrë mesazhe nga diplomatë amerikanë për të zgjedhur vetë drejtuesin e PD-së, por kishte vendosur që këtë çështje t’ua linte demokratëve.

Ndërkaq, si ofertë konkrete për bashkëpunimin opozitar, Berisha përmendi kandidatë të përbashkët për zgjedhjet lokale, si për kryetarët e bashkive, ashtu edhe për këshillat bashkiakë.

Ai theksoi se ftesa nuk ka kufizime dhe se PD është e gatshme të krijojë një front sa më të gjerë, duke përfshirë edhe protestat kundër qeverisë, të cilat i cilësoi si kusht thelbësor të aksionit opozitar.

“Ne nuk ftojmë me paragjykime. Jemi të gatshëm për frontin më të gjerë të mundshëm, qoftë në protestë, që është kusht esencial, qoftë më gjerë”, deklaroi Berisha.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.