Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Moti/ Alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura KLSH trondit Bashkinë Himarë: 22.6 miliardë lekë toka e troje pa inventar Bashkia Korçë, miliona euro detyrime dhe gjysma e investimeve të parealizuara Tabela/ Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë rritje deri në 2.7 herë Horoskopi/ Kujdes! Situata mund t'ju dalë jashtë kontrollit. Ja çfarë paralajmërojnë yjet Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata?
POLITIKE

“Hëngshin kokat”/ Shehaj: Uroj që përplasja Rama-Veliaj të vazhdojë, të nxjerrin të palarat e njëri-tjetrit

P
Piranjat 3 November 2026, 22:15 · 2 min lexim
“Hëngshin kokat”/ Shehaj: Uroj që përplasja

Kryetari i partisë Mundësia Agron Shehaj ka komentua përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Shehaj tha se uron që përplasja mes Ramës e Veliajt të vazhdojë.

Sipas tij, nëse përplasja mes dy figurave në PS vazhdon, ata do i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit dhe drejtësia do ketë material, për të ndjekur penalisht edhe kryeministrin.

Shehaj: Shqetësimi ynë është që Edi Rama të ikë. Kjo që po ndodh urojmë që t’i shërbejë pikërisht këtij qëllimi, që Rama të largohet. T’i dalë boja edhe më shumë në raport se ç’i ka dalë dhe urojmë që Erion Veliaj të vazhdojë. Shprehja “hëngshin kokat” ka kuptimin që vazhdoni zihuni ju, se sa më shumë të ziheni, aq më shumë do u dalë boja dhe aq më shumë njerëzve do u vini në majë të hundës dhe do ju largojnë.

 Uroj që përplasja mes këtyre dy figurave në PS të vazhdojë. Të vazhdojë, në mënyrë që drejtësia të ketë sa më shumë prova dhe elementë, për të ndjekur penalisht edhe kryeministrin dhe që qytetarët të marrin vesh se me kë kanë të bëjnë. Këtë kuptim ka shprehja “Hëngshin kokat”.

Mua më erdhi në mendje diçka, kur dëgjova Erion Veliajn kur ankohej, mbase me të drejtë për të drejtat që mund t’i jenë mohuar në burg, se hajde merre vesh se çfarë ndodh nëpër burgje. Kur dëgjon Veliajn që flet për të drejta, kur ky ka qenë një nga ata, që iu ka mohuar të drejtën me mijëra shqiptarëve për të jetuar në Tiranë, për të marrë një leje, një licencë, për të zhvilluar një biznes, nuk di ç’të mendosh. Kur dëgjon që këta flasin për të drejta, thua e shikon si vjen puna, vjen dita të japësh llogari.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.