Ndodh dhe kjo/ Analisti shan Ramën në emision, AMA gjobit televizionin

Gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu ka deklaruar se Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka gjobitur televizionin Klan, për përmbajtjen e emisionit “Opinion”, të transmetuar më 22 tetor.
Sipas deklaratës së tij, shkak për penalizimin është bërë kritika e gazetarit Armand Shkullaku ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë emisionit. Ai e konsideron këtë vendim të pajustifikuar dhe një ndërhyrje në lirinë e shprehjes dhe në të drejtën e të ftuarve për të shprehur mendimet e tyre.
“Shkullaku ka sharë Ramën, që ka 15 vjet që e bën, ndoshta 25 vjet që e bën, dhe për këtë do të paguhet një gjobë. Ti nuk e di çfarë thotë i ftuari në studio, nuk mund t'i diktosh të ftuarit çfarë do të thotë, sepse është e drejta e tij absolute të thotë”, deklaroi ai.
“Mua më thonë pse nuk ke qortuar Shkullakun. Unë duhet të qortoj Shkullakun që Shkullaku qorton Ramën dhe kritikët e qortimeve të tij t'i kemi marrë gjobë. Kjo është idiotësi”, tha ai.
Më tej, Fevziu e cilësoi vendimin si një shembull të burokracisë dhe të përpjekjeve për t'u bërë qejfin personave në pushtet.
“Kjo është një lloj legenllëku i zakonshëm i atyre njerëzve burokratë që rrinë dhe shihen dhe mundohen t'i bëjnë qejfin njëri-tjetrit”, u shpreh ai.
“Zoti mos jetë kujtuar Rama pas 30 vjetësh që Shkullaku e shan dhe ka vendosur gjobën, të ketë kërkuar gjobën ai, po këtë s'e besoj”, deklaroi Fevziu.
Lexo edhe
POLITIKE“Hëngshin kokat”/ Shehaj: Uroj që përplasja Rama-Veliaj të vazhdojë, të nxjerrin të palarat e njëri-tjetrit

“Duhet një aksion i fortë politik”, Koçeku: Spiropali dhe figurat e PS të dalin përtej fjalëve, votë kundër Ramës

Berisha mobilizon strukturat e Tiranës: Shpërthimi rinor të mos shkojë dëm, PD nuk tërhiqet nga protesta

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja ...

Muzika në Beograd po ndryshon me shpejtësi/ Pse Rama vendosi ta mbrojë sërish Vuçiçin në Bruksel





