Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Blerja e një banese, 76% më e shtrenjtë në raport me të ardhurat se para 10 vitesh, rekord në Europë E martë, ditë “tersi” për disa shenja/ Nga stuhia në çift te krizat financiare, ja kush duhet të bëjë kujde... Gara për Tiranën/ Adriatik Lapaj konfirmon mbështetjen për Florjan Binajn: Uroj që të mos tërhiqen të tjerë... VIDEO/ Situatë alarmante në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mbeturinat kthehen në burim infeksioni E rëndë në Shkodër, humb jetën 34-vjeçari me detyrë elektricist  Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet ,... Mediat greke jehonë arrestimit të grabitësit të bankave/ Nga 28 grabitjet e dyshuara në Greqi te 75 mijë eu... Aksident në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua nga përplasja e dy automjeteve, vijo... Dita e 163 e revoltës! Qytetarët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu jep dorëheqjen Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergy...
LIFESTYLE

Internet për punë, argëtim apo blerje? Sa orë në ditë qëndrojnë shqiptarët online

P
Piranjat 9 November 2026, 18:55 · 3 min lexim
Internet për punë, argëtim apo blerje? Sa orë në

Transformimi i shpejtë dixhital i viteve të fundit ka riformësuar mënyrën se si njerëzit në Ballkanin Perëndimor komunikojnë, punojnë dhe kanë qasje në shërbime. Nga angazhimi në mediat sociale te bankat online dhe tregtia elektronike, platformat dixhitale tani janë të integruara në jetën e përditshme.

 Megjithatë, kjo varësi në rritje nga interneti sjell gjithashtu sfida të reja, duke filluar nga shqetësimet mbi privatësinë dhe sigurinë e të dhënave deri te implikimet shoqërore të teknologjive në zhvillim si inteligjenca artificiale (IA).

Në Shqipëri, 37% e të anketuarve deklarojnë se kalojnë nga 2 deri në 3 orë në ditë në internet, duke e bërë këtë interval kohor më të zakonshmin. Ndërkohë, 27% shpenzojnë deri në një orë online, ndërsa 16% qëndrojnë nga 4 deri në 5 orë në ditë.

Nga ana tjetër, 7% e të anketuarve në vend deklarojnë se përdorin internetin për 6 orë ose më shumë në ditë, ndërsa 12% shprehen se nuk e përdorin fare internetin. Kjo e fundit është një përqindje që tregon se, pavarësisht përhapjes së teknologjisë, një pjesë e popullsisë vijon të mbetet jashtë përdorimit të saj.

Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria ka një përqindje më të lartë të personave që kalojnë deri në një orë online, krahasuar me mesataren e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku kjo shifër është 21%. Nga ana tjetër, për grupin që qëndron 2-3 orë në internet, Shqipëria regjistron 37%, kundrejt 40% në mesataren rajonale.

Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova kryesojnë për përdorimin e internetit nga 2 deri në 3 orë në ditë, përkatësisht me 43% dhe 49% të të anketuarve. Ndërkohë, Mali i Zi shënon përqindjen më të lartë të personave që kalojnë 6 orë ose më shumë online, me 13%, i ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina me 11%.

Anketa e RCC përfshin 6,012 të anketuar dhe mat kohën e kaluar në internet gjatë një dite, përfshirë përdorimin në shtëpi apo në punë, si rrjetet sociale, shfletimin e faqeve dhe blerjet online. Përgjigjet tregojnë se intervali 2-3 orë mbetet modeli më i përhapur i përdorimit të internetit në Ballkanin Perëndimor.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.