
TIRANË- Botoks kontrabandë, klinika estetike të mbushura me këtë produkt e injektime që kryhen nga njerëz jokopetentë. Investigimi i radhës i Piranjave tregon jo vetëm stomatologë, infermierë e parukierë që kryejnë injektime filler e botoks, trajnime që nisin e mbarojnë brenda 3 ditëve duke paguar mijëra euro, certifikata të pavlefshme të dhëna nga administratorët e klinikave, por mënyrën se si futet ky bar në vendin tonë, në një kohë kur nuk është i licensuar për aplikim dhe tregtim.
Persona të implikuar në këtë tregti të paligjshme nga e cila përfitohen shuma të mëdha parash, të cilët ditën për diell në mes të kryeqytetit, nuk e kanë aspak problem të të shesin botoks, të paruajtur në kushtet e duhura fizike, higjienike dhe atmosferike. Mjafton të bësh porosinë, të paguash e të marrësh mallin.
Kontrabanda e botoksit është prezente sepse përpos faktit që nuk është i licensuar, por ndërkohë ka kërkesa të mëdha, ka dhe një arsye tjetër. Kompanitë e mëdha të prodhimit të produktit botoks, e shohin vendin tonë si një treg të vogël dhe të papërfillshëm për t’u mbuluar, gjë që stimulon masivisht kontrabandën. Dhe kjo e fundit, ka ndodhur gjatë gjithë kohës në këtë dhjetëvjeçar, nën hundën e institucioneve përgjegjëse siç është Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, institucion në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Pas kërkesave të njëpasnjëshme për informacion të dërguara nga Piranjat në institucionet e sipërpërmendura, më datë 15 tetor 2024 Policia e Tiranës kreu një aksion blic në 30 klinika estetike të Tiranës, ku konstatoi botoks kontrabandë, aksion që përfundoi me disa persona të ndaluar e disa të tjerë të shpallur në kërkim.
botoks
Artikuj te sugjeruar
e. d
INVESTIGIME
18 Tetor21:22
Deputeti që punon në “të zezë” dhe fsheh pasurinë nga ILDKPKI
VLORË- Dëshironi të kaloni një mbrëmje të paharrueshme në Vlorë dhe nuk dini ku të akomodoheni? Zgjidhjen ju a ja...
M.B.
INVESTIGIME
18 Tetor20:54
Video Exluzive/ “Skifterat” shqiptarë në Itali: Më mirë i hap varrin vetes sesa të punoj për të tjerët
ITALIA- Piranjat publikuan disa pamje që i përkasin vjedhjes së një banese në një zonë periferike të Milanos ku d...
INVESTIGIME
11 Tetor22:43
Qeni im është gay
TIRANË- Si do të reagonin të tjerët nëse qeni juaj është homoseksual? Përgjigjen na e jep kamera e fshehtë që...
E.D
INVESTIGIME
11 Tetor22:32
Rrjetet Sociale janë kthyer në një pjesë të rendësishme të çdo dite, për secilin prej nesh
TIRANË- Si në jetën reale, hasemi me të mirën e te keqen, mençurinë e budallallëkun njerëzor, dashurinë e ...
E.D
INVESTIGIME
11 Tetor22:18
Gjashtë pjesëtarë me probleme mendore/ Kryefamiljari i lutet shtetit për mëshirë
FIER- “Si të shërbej unë këtyre kur unë s'jam në gjendje për vete? Iki për vete kërrusur. Jam në hall....
E.D
INVESTIGIME
11 Tetor21:46
U takuan vetëm një herë katër vite më parë, vajza e re përndjek dhe denigron fiksimin e saj
TIRANË- Dikur disa persona konsideroheshin individë problematikë, njerëz me fiksime, ndërsa sot kanë një emër t&...
E.D
INVESTIGIME
11 Tetor21:31
Dypunësim dhe vjedhje me tenderat, çfarë ndodh brenda bashkisë së Këlcyrës
KËLCYR- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer një auditim në bashkinë e Këlcyrës, ku ka konstatuar disa shkelje, disa prej t...
e. d
INVESTIGIME
11 Tetor20:06
25-vjeçari Shkodran përfiton mijëra euro dëmshpërblim pas aksidentit, avokati i merr të gjitha për vete
SHKODËR- Ishte shkurti i vitit 2010, kur Florjan Kola, asokohe 25 vjeç aksidentohet me automjet gjatë kthimit nga Tirana për në Shk...
r.ll
INVESTIGIME
4 Tetor22:29
Shantazhonte 22 vjecaren e martuar me foto intime, Piranjat demaskojnë të riun
foto ilustruese
TIRANË- Piranjat kanë trajtuar këtë rradhë historinë e një vajze 22-vjeçare nënë e nj&e...