Protestuesi u qëllua me plumb gome në bark/ Dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në ...
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike t&...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...

Në këtë format kemi hasur histori që asnjëra nuk ngjan me tjetrën dhe kemi takuar njerëz që padrejtësitë i kanë nga më të ndryshmet. Në këtë episod të Piranjave sjellim historinë tronditëse të Afërditës, një vajzë që u martua e re, krijoi një familje dhe pak muaj pasi solli në jetë djalin e saj, humbi gjithçka.
Prej vitesh ajo lufton për të drejtën më elementare, të shohë, të përqafojë dhe të rrisë fëmijën e saj.
Gjithçka që do t’i ndryshonte rrjedhën e jetës ndodhi më 11 tetor 2018, kur bashkëshorti i saj u vra në një masakër që tronditi vendin. Siç e kërkon zakoni në veri të vendit, pas vdekjes së bashkëshortit, Afërdita qëndroi në shtëpinë e burrit së bashku me djalin. Në këto ditë të vështira, babai i Afërditës bisedon me krushkun dhe i thotë se pas dyzet ditësh nga vdekja e dhëndrit do të merrte vajzën dhe nipin, pasi fëmija nuk mund të mbetej edhe pa nënë përveçse pa baba.
Por aty nisi edhe një betejë e ashpër mes dy familjeve, sepse vjehrri i Afërditës nuk pranonte t’i jepte nipin.
Për të shmangur konfliktet, Afërdita pranon të largohet nga shtëpia e vjehrrit, duke lënë përkohësisht djalin atje, me bindjen se do të rikthehej ta merrte sapo gjërat të qetësoheshin. Ajo mendonte gjithashtu se do të mund ta shihte apo të fliste me të në telefon. Por asgjë nga këto nuk ndodhi. Pas largimit të saj, as nuk ia nxorën djalin në telefon, as e lejuan ta takonte. Në këtë mënyrë, fëmija iu nda nënës.
Një ndarje që sot ka hyrë në vitin e shtatë. Shtatë vite që, pavarësisht përpjekjeve të saj, vendimeve të gjykatave dhe kallëzimeve në polici, Afërdita nuk mund të jetojë me djalin. Ky i fundit, sipas raporteve të psikologes, është në gjendje të rënduar emocionale për shkak të situatës ku ndodhet. Ne shkuam bashkë me nënën për të takuar fëmijën, por u përballëm me të njëjtat vështirësi që Afërdita përjeton prej vitesh — një kalvar i mundimshëm vetëm për ta parë.
Procedura e kërkon që të ketë disa data të njëpasnjëshme ekzekutimi të urdhrit. Meqë herën e kaluar familja nuk ishte në banesë në ditën 2 të ekzekutimit, përmbaruesi, punonjësit socialë të Bashkisë Mat dhe policia janë mbledhur sërish, këtë herë pranë ambjenteve të Pallatit të Kulturës në Mat, pasi është i vetmi vend që monitorohet me kamera sigurie.
Sërish, Hamiti — gjyshi i fëmijës — nxjerr pengesa.
Këtë herë përballemi me të, duke tentuar të marrim një përgjigje: pse nuk e lejon nënën të takojë djalin e saj? Por përballja është e vështirë, sepse Hamiti është i vendosur të mos e lëshojë nipin, madje duke deklaruar se “nuk ka Perëndi që ma merr”.
Historia vijon… /piranjat.news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Prokuroria e Posaçme, me anë të një njoftimi zyrtar, bëri të ditur se ka marrë të pandehur kryetaren e Bashkisë...
Një javë më parë, Piranjat treguan historinë e Hektor Agalliut, pensionistit nga Tërpani, punëtor i firmës Salillari, ...
Të enjten, më 20 nëntor 2025, zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, u pezul...
Në veri të vendit, në Fushë-Arrëz, “Piranjat“ udhëtojnë për të parë nga afër shkatërri...
Ky individ që po lutet në heshtje në hollin e Bashkisë Shkodër, është kantautori Vlashent Sata, ose siç e njohim ne ...
Një histori mashtrimi dhe shantazhi virtual ka prekur një vajzë 17-vjeçare shqiptare që jeton në Greqi. Xhesika tregon se gjit...
28-vjeçari me origjinë nga Shkodra ishte mik dhe bashkëpunëtor i biznesmenit italian Guido Bertola, me të cilin kishte udhëtua...
Në vitin 2022, dokumentari “Tinder Swindler” tronditi gjithë botën me historinë e një mashtruesi që prezantohej si m...
Shoqëria aksionare “Tete Albania Tunnel & Mining”, në pronësi 51% të grupit ILBAK Holding, me aksionerë Murat dhe Mus...
Mirë se vini në Triportin e Vlorës, aty ku po ndërtohet porti i ri tregtar që synohej të sillte zhvillim dhe të shërbe...