
Një javë më parë, Piranjat treguan historinë e Hektor Agalliut, pensionistit nga Tërpani, punëtor i firmës Salillari, i cili rezultoi përfitues i koncesionit për ndërtimin e Portit Tregtar të Vlorës, një projekt me vlerë rreth 60 milionë euro.
Por historia nuk përfundon këtu.
Këtë herë, në qendër të vëmendjes është djali i tij, Engjëll Agalliu, i cili duket se ka të njëjtën “fat” si i ati. Madje, projekti që ka përfituar ai është edhe më i madh. Në shkurt të vitit 2024, ky 40-vjeçar themeloi kompaninë Albanian Solar Power. Objekti i veprimtarisë së saj përfshin një gamë të gjerë aktivitetesh: prodhimin, shpërndarjen dhe shitjen e energjisë, deri te shërbimet imobiliare dhe shitblerja e pasurive të paluajtshme.
Kapitali fillestar? 100 mijë lekë. Një shumë modeste – sa dy muaj qira zyrash – por që nuk e pengoi aspak Ministrinë e Energjitikës ta shpallte këtë kompani fituese të një lejeje kolosale prej 82 megavatësh, projekt i cili kërkon minimalisht 80 milionë euro investim.
Më 4 qershor 2025, Këshilli i Ministrave i miratoi Engjëll Agalliut lejen 49-vjeçare për ndërtimin e centralit fotovoltaik dhe veprave ndihmëse në fshatin Boçovë të Bashkisë Fier.
Shteti, në këmbim, do të marrë falas vetëm 2% të prodhimit vjetor të energjisë, ose vlerën monetare të tij.
Si babai, ashtu edhe djali – Hektori dhe Engjëlli – janë punonjës të firmës Salillari. Çdo ditë, në orën 07:00, dalin nga i njëjti pallat i ndërtuar nga Salillari dhe nisen për në punë me të njëjtën makinë të firmës. Pavarësisht lidhjes familjare me oligarkun që i punëson, të dy zyrtarisht mbajnë pozicione modeste pune. Megjithatë, brenda pak vitesh, një familje e zakonshme punëtorësh është bërë pronare e dy mega-projekteve që çdo kompani e madhe me eksperiencë do t’i ëndërronte.
Se si ka ndodhur kjo? Pse? Me çfarë kriteresh?
Këtë nuk mund ta themi – sepse dokumentet flasin vetëm për faktin e thjeshtë: toka në Boçovë dhe leja 82 MW janë sot në duart e Engjëll Agalliut, i cili formalisht është gati të nisë projektin më të rëndësishëm të jetës.
Por pyetja që mbetet pezull është kjo: A është Engjëll Agalliu pronari real i këtij projekti, apo thjesht emri që duhej të dilte në letër?/piranjat.new
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Artikuj te sugjeruar
INVESTIGIME
21 Nëntor21:22
Bëmat e Belinda Ballukut dhe “mali i shkeljeve” që rëndon mbi të
Të enjten, më 20 nëntor 2025, zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, u pezul...
INVESTIGIME
14 Nëntor22:44
“Anullohet” koncerti i ZAFEST i Vlashent Satës, këngëtari bie pre e kurthit të Piranjave
Ky individ që po lutet në heshtje në hollin e Bashkisë Shkodër, është kantautori Vlashent Sata, ose siç e njohim ne ...
INVESTIGIME
14 Nëntor22:18
Mashtronte një 17-vjeçare me 3 personalitete. Zbulohet imazhi i tij
Një histori mashtrimi dhe shantazhi virtual ka prekur një vajzë 17-vjeçare shqiptare që jeton në Greqi. Xhesika tregon se gjit...
INVESTIGIME
14 Nëntor21:55
Vrasja e të riut shqiptar nga pronari i tij italian / A do të reagojë Ministria e Jashtme?
28-vjeçari me origjinë nga Shkodra ishte mik dhe bashkëpunëtor i biznesmenit italian Guido Bertola, me të cilin kishte udhëtua...
INVESTIGIME
14 Nëntor21:31
Zhvatën 30 mijë euro, “Piranjat” zbulojnë mashtruesit që hiqeshin si amerikanë
Në vitin 2022, dokumentari “Tinder Swindler” tronditi gjithë botën me historinë e një mashtruesi që prezantohej si m...
INVESTIGIME
14 Nëntor21:17
“Tete Albania” sfidon shtetin: pa leje, me aksidente dhe me 62 minatorë të pushuar — kush i mbron turqit?
Shoqëria aksionare “Tete Albania Tunnel & Mining”, në pronësi 51% të grupit ILBAK Holding, me aksionerë Murat dhe Mus...
INVESTIGIME
14 Nëntor20:56
Mashtrimi/ Kush është punëtori i Salillarit që mori koncesionin 60 milionë euro për ndërtimin e portit të Vlorës?
Mirë se vini në Triportin e Vlorës, aty ku po ndërtohet porti i ri tregtar që synohej të sillte zhvillim dhe të shërbe...
INVESTIGIME
8 Nëntor12:05
Skemat e përndjekjes-Jam OPGJ, të pres.../ Nga dashuria në ferrin e përndjekjes, si i shpërndau ish i dashuri videot intime
Alda, është një 30-vjeçare e divorcuar nga qyteti i Shkodrës dhe nënë e një vajze të vogël, e cila pasi ki...
INVESTIGIME
8 Nëntor11:53
''23 vite në qiell të hapur''/ Kryetarja e bashkisë së Durrësit: Po e meritoi do e marrë!
Një problem që ka më shumë se dy dekada pa marrë zgjidhje dhe një familje me 10 anëtarë që ka mbetur në qiel...