INVESTIGIME

"Dashuria për një varëse!" Hyri në shtëpinë e saj si partner dhe i vodhi: Erdhi nga Suedia për dy orë, kërkoi takim me shoqen...

M.B. Përditësimi i fundit 18 Tetor 2024, 22:01

"Dashuria për një varëse!" Hyri në

ELBASAN- Çdo ditë e më shumë mashtrimet online po kthehen në një problem serioz për përdoruesit e rrjetit. Format janë nga më të sofistikuarat, dhe ne shpesh i kemi denoncuar, pavarësisht vështirësisë për t’i kapur. Por nganjëherë, mashtruesit përdorin edhe forma fare të thjeshta, ato të njohjes dhe krijimit të raporteve intime nëpërmjet platformave online, shpesh duke shfrytëzuar dobësinë dhe naivitetin e personit që kanë përballë.

I njejtë është dhe rasti i kësaj zonje rreth të 50-ave e cila banon në periferi të Tiranës. Njohja me një person në rrjetet sociale, dhe besimi i verbër ndaj tij, i ka shkaktuar jo vetëm dramë shpirtërore por edhe dëm material të konsiderueshëm.

Njohje nga facebooku e cila është bërë serioze dhe me prezantim familjar. Por tradita e do, që kur ka fejesë, të ketë dhe një dhuratë. Varësja e kushtueshme prej floriri ishtë një dhuratë që vëllai ia kishte bërë zonjës dhe kjo e fundit, e rënë kokë e këmbë brenda, vendos t’ia dërgojë partnerit të saj virtual me anë të shoferit të linjës së një qyteti tjetër. Por në diskutim e sipër me të, kjo zonjë u konfuzua nga ajo cfarë shoferi i tha, ndaj dhe për ta kuptuar i telefonoi menjëherë.

Gjërat atë ditë po ndodhnin me një ritëm të pakapshëm, dhe zonjës nuk po i dilte asnjë llogari. Sepse për dy orë Ergi u gjend nga Suedia në Shqipëri. Pavarësisht këtyre rekordeve prej alieni të Ergit, zonja e habitur dhe e emocionuar njëkoëhësisht për takimin për herë të parë live me njeriun e zemrës, I anashkaloi këto detaje, pa u menduar shumë se me kë kishte të bënte. Ajo vendos tja prezantojë më nga afër familjes dhe ai qëndroi dy ditë në shtëpi

Dhe pas një debati me zonjën, Ergi merr rrobat dhe largohet. Dhe që nga ai moment të dy nuk kanë pasur asnjë kontakt. Pra,100 euro të zhvatura dhe dy netë të kaluara në krevatin e zonjës. Pa harruar edhe varësen 900 mijë lekëshe. Zonja tregon se ka bërë denoncim në polici, ku mësoi të verteta të tjera, ku emri Ergi Cela nuk ekziston.Por si do të identifikojmë një person identiteti I të cilit nuk është real?

Por këtu na ndihmon zonja, e cila përvec fotos së tij ka edhe targën e makinës me të cilën ai ka shkuar në shtëpinë e saj. Dhe është pikërisht kjo makinë, e një kompanie mjetesh me qera, e cila na ndihmon të gjejmë personin që e ka përdorur ato ditë. Ai quhet Erjon Preci nga fshati Shirgjan, 9 km nga qyteti i Elbasanit, dhe pas verifikimeve, kuptojmë se është i njëjti që ka mashtruar zonjën dhe familjen e saj.

Pasi trokasim në shtëpinë e tij përballemi me babain e tij të moshuar, i cili duhet qartë që është i zhgënjyer po aq sa zonja për jetën prej mashtruesi që bën i biri. Pavarësisht përpjekjeve tona, dhe pritjes së gjatë se mos kthehet, nga mashtruesi nuk ka asnjë shenjë. Duket se po kërkojmë një fantazëm.

E ndërsa përgatitemi ditën e dytë për të ndjekur gjurmët e tij, njoftohemi nga policia e Elbasanit se mashtruesi është kapur. Por kemi edhe diccka të fundit të pathënë nga zonja ku deklaron se ky person i ka vjedhur dhe 500 Euro në banesë.

vjedhje elbasan

Artikuj te sugjeruar

INVESTIGIME 11 Tetor22:43

Qeni im është gay

TIRANË- Si do të reagonin të tjerët nëse qeni juaj është homoseksual? Përgjigjen na e jep kamera e fshehtë që...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë