INVESTIGIME

Neglizhenca e Bashkisë së Tiranës rrezikon një lagje në kryeqytet/ Dhjetëra banorë në rrezik dhe drejtorët me fjalor rruge

e. d Përditësimi i fundit 18 Tetor 2024, 21:54

Neglizhenca e Bashkisë së Tiranës rrezikon një lagje në

TIRANË- Prej katër vitesh banorët e rrugës "Kol Kamsi" në kryeqytet sorollaten dyerve të institucioneve të Bashkisë së Tiranës, pa marrë zgjidhje pas fatkeqësisë natyrore të shkurtit të vitit 2021, ku reshjet e shiut shkaktuan një rrëshqitje masive dheu, duke u bllokuar rrugën dhe portat e shtëpive. Ndërsa për disa banorë të tjerë, dëmet ishin më të mëdha. Pasuaria e ngritur me djersen e ballit, u mor poshtë nga masivi i dheut, duke shaktuar një dëm të madh ekonomik, por mbi të gjitha pasiguri për të nesermen dhe një traumë të madhe, e shkaktuar nga gjithë ajo që ndodhi.

Pas fatkeqësisë, banorët iu drejtuan Njësisë Administrative nr 2 në kryeqytet, e cila mbulon dhe zonën ku ndodhi rrëshqitja. Siç shprehet vetë banori Hamit Hastoçi, ky institucion nuk mori asnjë masë konkrete, por vetëm i përcillte nga zyra me fjalë të mira. Por rasti nuk ishte për këtë pritje. Duhej ndërhurje e menjëhershme. Pasi masivi i dheut i rrëshqitur kishte bllokuar rrugën dhe portat e shtëpieve, duke izoluar banorët. Këtu, Bashkia e Tiranës, në vend që të hapte rrugën, përkundrazi u bë pengëse, duke bllokuar dhe mjetet e rënda të siguruara nga vetë banorët për largimin e masivit të dheut. Siç shprehet një prej banorëve, bashkia bëri vetëm një punë, mori drurët dhe la dheun. A është normale kjo? Sigurisht që jo, të paktën jo në një vend që aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Europian dhe në bashkinë më të madhe në vend, me një buxhet prej miliona eurosh.

Të gjendur përballë kësaj situate, banorët ishin të detyruar të iknin në banesat e tyre duke kaluar përmes baltës. Më e vështirë kjo rrugëishte për fëmijët, të cilët e nisnin ditën e shkollë me një stres të madh se si të kalojnë rrugën. Hastoçi me kërkesë të Emergjencave Civile pranë Bashkisë së Tiranës ka dorëzuar plot katër projekte teknike që do i jepnin zgjidhje situatës, por studimet zunë plihur në sirtaret e institucioneve. Në një prej bisedave me specialistët e Emergjencave Civile, punonjësja shprehet se projekti ka kaluar në Këshillin Teknik, por askush nuk i thotë se përse nuk është bërë asgjë.

"Qershia mbi tortë" ishte takimi që Hamit Hastoçi kishte me drejtorin e Emergjencave Civile të Bashkisë së Tiranës, Kosta Bordushi. Ky i fundit pas një diskutimi aspak të qetë, mendon se është në një kafe dhe shpalos fjalorin e rrugës, përballë një qytetari që prej katër vitesh harxhoi të paktën 20 mijë euro me studime teknike, që nuk i pa askush, por u bënë stivë në zyrat e Emergjncave Civile, Bashkisë së Tiranës dhe Njësisë Administrative numër 2.

Ndërkohë ne, iu drejtua, fillimisht Njësisë Administrative numër 2, ku u përballem me arrogancën e stafit dhe atë të kreun të kësaj njësie, Florian Pullazi. Një zotëri që nuk ishte aspak i lumtur që ishim aty. Kjo mbase dhe kuptohet, askush nuk dëshiron të japë llogari. Pas lojërave të fjalëve, Pullazi nuk dha asnjë sqarim konkret se përse prej katër vitesh është zvarritur një punë që duhet të kishte marrë zgjidhje të menjëhershme. Vetë Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, në studimin e tij shprehet se duhen marrë masa të menjëhershme, pasi një rrëshqitje tjetër në atë zonë do të kishte pasoja edhe më të rënda se rrëshqitja e regjistruar në vitin 2021. Por dhe pse përballë një raporti kritik për situatën, institucionet e Bashkisë së Tiranës, nuk morën asnjë masë, duke bërë një "ping-pomg", institucional dhe duke e pasuar topin sa në një institucion në një tjetër.

Në bashkinë qendrore, askush nuk denjon të presë qytetarët, por kjo anomali vihet re dhe në të gjitha institucionet që janë në varësi të Bashkisë së Tiranës. Pas gjithë kësaj, trokitëm vetë në zyrën e drejtorit të Emergjencave Civile të Bashkisë së Tiranës, Kosta Bordushi, i cili pranon neglizhencën, duke u munduar që t'ia pasojë topin e përgjegjësisë paraardhësve të tij. Në fund të paktën morëm një lajm të mirë, tashmë projekti i dorëzur nga Hamit Hastoçi ka kaluar jo vetëm në Këshillin Teknik, por ka marrë dhe miratimin e Instututit të Ndërtimit dhe institucioneve të varësisë që mund t zgjidhnin "ngërçin" e krijur, e gjitha nga burokracitë e Bashkisë së Tiranës.

Në fund drejtori na kërkon që ta falenderojmë se ka bërë punën. Në një delir absurd, ky njeri kërkon të falenderohet për një punë që ishte i detyruar ta zgjidhte shumë kohë më përpara. Por mbi të gjitha do e kishim falenderuar sikur të dinte të priste qytetarët si njerëz normal në zyrë dhe pa përdorur fjalor rruge.

Sot pas katër vitesh, një gjë është e sigurt, se neglizhenca e Bashkisë së Tiranës po rrezikon një lagje të tërë dhe jetën e dhjetëra banorëve.

Artikuj te sugjeruar

INVESTIGIME 11 Tetor22:43

Qeni im është gay

TIRANË- Si do të reagonin të tjerët nëse qeni juaj është homoseksual? Përgjigjen na e jep kamera e fshehtë që...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë