Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...
Na ishte njëherë Cirku! Arena, në të cilën fëmijët e kryeqytetit magjepseshin me prestigjatorët, kllounët dhe numrat e rrezikshme të akrobatëve. Prej 20 tetorit të vitit 2021 çadra e Cirkut u ul, duke e lënë trupën e artistëve, që të performojë rrugëve të kryeqytetit. Aktualisht, ata po perfomojmë cipëza nga repertori i tyre në një sallë të improvizuar, brenda një qendre tregëtare.
Kanë kaluar 18 muaj, që nga prishja e çadrës të Cirkut Kombëtar. Po për artistët e institucionit historik 64 vjeçar, që kanë dhënë me mijëra shfaqje, ajo skenë është ende e dhimbshme, si të kishte ndodhur sot. Menjëherë pas vendimit gjyqësor për mbylljen e çadrës së Cirkut, Zyra Përmbarimore konfiskoi ambientet si dhe materialet e Cirkut, pasi truallit ku ishte vendosur çadra i doli pronari. Konflikti mes institucioneve shtetërore dhe pronarëve të trualllit zgjati plot 7 vjet përfundoi me vendosjen e shiritit te Arena, duke bllokuar njëherë e mirë aktivitetin e artistëve. Po disa nga mjeshtërit e cirkut e mendojnë ndryshe. Sipas tyre, përgjegjësia kryesore bie mbi institucionet shtetërore. Drejtuesit e tyre duhet të kishin marrë masa më herët ose mund të kishin gjetur gjuhën e përbashkët, me pronarët e truallit. Dhe meqë nuk bënë as njërën as tjetrën, pasojat dihen.
E ndërsa premtimet për një cirk të ri lakoheshin nga titullarët e Ministrisë së Kulturës së asaj kohe, aq lehtësisht sa mund realizohej një numër iluzioni, në të vërtetë dukej se ata nuk kishin asnjë plan tranzicioni, se çfarë do të ndodhte me trupën e artistëve dhe të ardhmen e Cirkut në vend. Pas një viti e gjysmë pa një çadër dhe pa asnjë shpresë për të ardhmen duket se ‘zhonglimet’ e Ministrisë së Kulturës me akrobatët e Cirkut arritën në një nivel tjetër. Si për t’iu mbyllur gojën artistëve, ky institucion i strehoi ata në një ambient brenda një qendre tregëtare në kryeqytet, që vetëm për një trupë cirku nuk mund të përshtatet.
Të stërvitur me xhonglime dhe kllounada, nga institucionet shtetërore, duket se artistët e cirkut janë forcuar akoma më tepër, pavarësisht kushteve të vështira, në të cilat punojnë. E rëndësishme për ta është që fituan betejën me Ministrinë e Kulturës për Statusin e artistit kombëtar. Statusin e shpëtuan por sa i takon truallit për të vendosur çadrën në periferi të kryeqytetit, përgjigja e bashkisë së Tiranës ia ka prerë shpresat. Edhe një pronë pranë Liqenit Artificial, që iu dha nga Ministria e Kulturës në 2013, sot funksionon si parking.
Mesazhet e artistëve të Cirkut ende nuk kanë marrë një përgjigje konkrete nga institucionet. Të zhgënjyer dhe të dëshpëruar për situatën ata po përpiqen të vijojnë aktivitetin, duke performuar copëza nga repertori i tyre, në një ambient që vetëm arenë cirku nuk mund të jetë. E ndërkohë cirku i vërtetë po luhet në zyrat e atyre, që duhet të marrin një vendim për këta mjeshtra të argëtimit. Fatkeqësisht, një cirk të tillë, edhe ata që kanë një jetë me cirkun, nuk e kishin menduar.
Në vitin, 2022 qeveria vendosi shpalljen e një tenderi me procedure emergjente për marrjen me qera të dy anijeve gjenerator. Kjo me justif...
Edhe gratë shqiptare preferojnë të paguajnë për seks. Madje tarifa të larta që variojnë nga 100 deri në 1700 euro...
Dy javë më parë Piranjat treguan historine e komunitetit të Patos Marinzës dhe situatën tragjike me të cilën ata pë...
Banorët e Kurjanit, Bashkia Roskovec, të lodhur nga dëmtimet dhe vështirësitë e rrugës kryesore të pa shtruar dhe ku a...
Bashkia e Librazhdit vendos të rehabilitojë rrugën e fshatit Vehçan. Rezultati? Mbresëlënës. Rruga në vend që t...
Kisha e Laçit është një prej objekteve të kultit më të rëndësishëm në vendin tonë. Njerëzit...
Në kryeqytet operojnë disa linja të transportin urban, por megjithatë kushtet e standardet për disa prej tyre, lënë pë...
Prokurori i njohur i Tiranës Ervin Karanxha denoncon për Piranjat në Syri.tv një rast sa të çuditshëm aq edhe ngjethë...
'Një femër kur përdhunohet dhimbja i kthehet në kënaqësi dhe nuk e kundështon me përdhunuesin e tij,’ – is...
Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, me vonesat e pajustifikuara dhe standardet e dyfishta në procedimet për gjyqtarët dhe prokuro...