Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut Bilanc katastrofik, 11 të vdekur dhe 48 të plagosur/ Detajet, si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari Erling Haaland fiton miliona edhe pa luajtur, ja sa arkëton ai për një postim në Instagram! Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil Doneri 1 euro shkakton kaos në Gjermani, qindra të rinj përplasen me policinë, ndërhyn edhe helikopteri Ishte në kërkim ndërkombëtar/ Vrasësi shqiptar arrestohet gjatë një kontrolli rutinë në kufi Protestat në vend, kryeministri francez propozon rritjen e pagës minimale Dosja Veliaj/ Zbulohet data e shpalljes së verdiktit për Klotilda Bushkën Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me ndihmën për Ukrainën: Gjermania kërkon ndarje të barabartë të barrës fin...
INVESTIGIME

Nga burgu në arrest shtëpie/ Eduard Limaj rikthehet në përndjekje të grave!

P
Piranjat26 September 2026, 13:10 · 4 min lexim
Nga burgu në arrest shtëpie/ Eduard Limaj rikthehet në

Javën e shkuar ju folëm për dramën e një zonje 40-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, e cila përndiqej nga 52-vjeçari Eduard Limaj nga Vlora. Zonja tregoi për “Piranjat” përndjekjen e vazhdueshme të bërë nga Eduardi, i cili e përndiqte si fizikisht, ashtu edhe në rrjetet sociale.

Falë bashkëpunimit me Prokurorinë e Vlorës dhe Komisariatin e Policisë, u bë e mundur ndalimi i Eduardit. U duk se gjithçka u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme dhe drama mori fund. Por vetëm disa ditë nga arrestimi, Gjykata e Apelit vendosi ta dërgojë 52-vjeçarin në arrest shtëpie, duke rikthyer edhe njëherë makthin te zonja dhe familjarët e saj.

Gjë që u kuptua shumë shpejt, sepse sapo mori një telefon në dorë, Eduardi iu rikthye edhe njëherë shpërndarjes së fotove dhe videove të 40-vjeçares, me qëllim denigrimin e saj.

Eduardi ka hapur rreth 3 të tilla përgjatë kësaj kohe, me foto nga më të ndryshmet.

E ndërsa ne po mundohemi të kuptojmë se si gjykata ka lënë të lirë këtë person problematik, një tjetër informacion na vjen për të. Bëhet fjalë për një tjetër grua, e cila ka pësuar ekzaktësisht të njëjtën përndjekje nga 52-vjeçari. Dhe nuk ka qenë e vetmja. Zonja tregon se zotëria ka përndjekur disa gra në institucionin e Postës Shqiptare të Vlorës, të cilat, për shkak të ruajtjes së privatësisë, kanë refuzuar të dëshmojnë.

Nisur nga rrethanat e jetës dhe mosha ende e re, gruaja është në kërkim të një partneri për një lidhje serioze që do të kurorëzohej me martesë.

Por kjo e fundit zbulon që Eduardi ishte i martuar.

Kaq mjaftoi që ky i fundit të niste serinë e shantazheve dhe përndjekjeve ndaj kësaj zonje.

Një skenar i njohur, të cilin ju a treguam me detaje përpara një jave, ku ndryshimi është vetëm viktima.

Njëherë ishte 40-vjeçarja dhe fëmijët e saj, kësaj radhe kjo grua, punonjëse e postës, e cila, siç na tha, nuk është e vetmja që shantazhohej dhe përndiqej nga Eduardi. Jo vetëm arsenal fotosh dhe mesazhesh, por edhe një flotë të tërë celularësh, të cilët, për t’i vënë në presion, ua tregon viktimave, por, ndryshe nga zonja tjetër, kjo punonjëse e postës nuk i ka bërë një denoncim në polici, pasi, sipas zonjës, ky i fundit ka njohje dhe lidhje familjare me persona të njohur të gjyqësorit në Vlorë dhe jo vetëm.

Këtë nuk mund ta verifikojmë dot, por fakti që Eduardi më parë doli se sa hyri në qeli, na bën të dyshojmë se dikush i ka lëvizur me urgjencë fijet për ta dërguar në shtëpi.

Për fatin e mirë të kësaj zonje, 52-vjeçari kishte njohur viktimën e radhës, duke i rralluar mesazhet denigruese, deri në një moment që u ndërprenë përfundimisht.

Por ama, pasojat tek kjo grua ishin të pakthyeshme.

Zonja tregon se, me shumë përpjekje dhe me ndërhyrje të personave të jashtëm, ka arritur ta largojë këtë person nga vetja, por, teksa na tregon historinë, kujton edhe momentet e ferrit që i ka shkaktuar ky njeri./piranjat news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.